Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë banesa me kredi.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti rezulton se kërkesa për blerje apartamentesh ka qenë më e lartë se një vit më parë.
Në raportin e Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin financiar theksohet se, sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.
Në periudhën janar-qershor rezulton se kredia për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.
Aprovimi i huave ka qenë më i lartë edhe pse bankat edhe pse ka pasur një shtërngim të kritereve si në normën e interesit po ashtu edhe në kërkesën për kolateral.
Cilësia e kredisë së marrë për këtë qëllim mbetet e mirë, dhe raporti i kredive me probleme u ul në 1.7%, nga 2.2% një vit më parë.
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM SIGURIMI KUR MARRIM NJË KREDI PËR SHTËPI?
Gjatë marrjes së një kredie ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne, siç është edhe Sigurimi i Shtëpisë që po blejmë.
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë diferencën mes “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.
Pse?
Banka e siguron banesën e kredituar për shumën që ajo ka dhënë kredi. Me pak fjalë, Banka siguron kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia që është lënë kolateral dëmtohet, atëherë kompania e sigurimit ka detyrim ti paguaj bankës vetëm kredinë tuaj.
Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por nëse shtëpia juaj nuk ka qenë e mbuluar në vlerën e saj të plotë, ju mund të mbeteni edhe pa banesë.
Çfarë duhet të bëjmë?
Të sigurojmë shtëpinë me mbulim vlerën e plotë të saj.
Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100,000 euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.
Siguroni investimin tuaj më të rëndësishëm me vlerën e tij real që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për ju dhe familjen tuaj!
LEXO EDHE: Me 47% të tregut/ Sigurimi i Pasurisë vazhdon ti besohet SIGAL UNIQA-s