8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë te mikrofinancat, Banka e Shqipërisë ul tavanin e interesave në 118.96%

Kreditë te mikrofinancat, Banka e Shqipërisë ul tavanin e interesave në 118.96%

Mikrokreditë do të jenë edhe më të lira, pas publikimit të interesave të reja maksimale nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Banka Qendrore ka miratuar tavanin e ri për normën efektive të interesit për kreditë. Këtu përfshihet i gjithë detyrimi shtesë që mund të paguajë klienti, interesat dhe komisionet.

Në vendimin e datës 23 Janar, norma maksimale zbret në 118.96%, nga kufiri prej 136% të përcaktuar në Korrik dhe norma prej 171% Janarin e kaluar, kur nisi të zbatohej për herë të parë tavani.

Kjo do të thotë se për një kredi tek një institucion mikrofinanciar, me vlerë 100 mijë lekë, për një afat 12-mujor, individi duhet të kthejë maksimalisht 219 mijë lekë.

Ose për një kredi prej 50 mijë lekësh, për një afat 6-mujor, klienti nuk mund të paguajë më shumë se sa 79,740 lekë.

Tavani i interesave të kredive është një nismë e Bankës së Shqipërisë, për të zbutur interesat e larta të institucioneve financiare jobanka. Ai llogaritet si një mesatare e interesave të të gjitha kredive të dhëna përgjatë 6 muajve të kaluar, si nga bankat ashtu edhe nga mikrofinancat. Por është më i ndjeshëm tek këto të fundit.

Ndërsa për bankat, ka një ulje të lehtë të tavanit të interesave për overdraftin dhe një rritje të lehtë për kartat e kreditit.

Lehtësimi për qytetarët vjen në një moment, kur shumë familje po përballen me shtrenjtimin e kësteve të kredive ekzistuese, si pasojë e inflacionit dhe normës bazë të interesit. /A2 CNN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat