5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë në lek, më të lira/ Ulet interesi, nis nga 4.2%! Kredia...

Kreditë në lek, më të lira/ Ulet interesi, nis nga 4.2%! Kredia në euro, më e shtrenjtë

Kreditë në lekë janë bërë më të lira se ato në euro. Vendimi i fundit i bankës qëndrore evropiane për të rritur normën bazë të interesit në 3.5% ka sjellë zhvillime në sistemin bankar.

Që nga marsi Banka e Shqipërisë ka fiksuar normën bazë të lekut në 3%. Kjo normë vendoset mbi atë një normë tjetër të ndryshueshme që bazohet mbi yield-et e bonove 12-mujore të thesarit. Ndërkohë, në rastin e kredive në euro për referencë merret Euribori 12-mujor.

Normat e bonove të thesarit 12 mujore kredive pësuan rënie nga  5.34% në janar në 3.29% në muajin qershor.

Në krahun tjetër Euribori arriti nga niveli 3.3% në janar në 4% gjatë qershorit pas vendimit të fundit, niveli më i lartë nga 2001. Tashmë për një kredi hipotekore në monedhën lek mund të gjenden edhe norma interesi që fillojnë nga 4.2%, ndërsa për ato në euro më e ulëta fillon nga 4.7%.  Edhe kreditë konsumatorë në lek janë bërë gjithashtu më të lira.

Me rivlerësimin e kredive huamarrësit shqiptarë do të paguajnë më shumë, ndërsa nga krahu tjetër përfitojnë depozituesit.

Të dhënat nga raporti i deeuroizimit tregojnë se 52% e kredive në sistemin bankar janë në valutë.

Ndërsa depozitat qëndrojnë në nivelin 55%. Kjo krijon probleme për ekonominë shqiptare, pasi në këto kushte vendimet që merr Banka e Shqipërisë ndikojnë vetëm tek gjysma e huamarrësve.

Në 5 korrik merret vendimi i ardhshëm i politikës monetare të bankës, ndërsa sinjalet janë se normat e lekut do të rriten sërish gjatë vitit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat