11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë me probleme zbresin në 6.35%, niveli më i ulët në 13...

Kreditë me probleme zbresin në 6.35%, niveli më i ulët në 13 vite

Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues, një prej më të rëndësishmëve për shëndetin e sektorit financiar bankar vijon të qëndrojë kështu pranë niveleve historike minimale të 13 viteve të fundit.

Performanca mjaft pozitive e ecurisë së këtij treguesi vjen gjithashtu pas dy krizave të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë, atë të tërmetit të vitit 2019, si dhe atë të pandemisë, dhe shumë ekspertë ekonomie paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të normës së kredive me probleme.

Madje edhe vetë Banka e Shqipërisë nëpërmjet Guvernatorit Sejko, vetëm pak ditë më parë deklaroi se institucioni priste gjithashtu një rritje të ndjeshme të kësaj normë, pranë niveleve dyshifrore, deri në 15%.

Duket se krejt e kundërta ka ndodhur, dhe besimi në sektorin bankar vijon të forcohet pas një performance të tillë.

Mbi të gjitha, rënia konstante e këtij treguesi përgjatë një periudhe krize flet edhe për një aftësi të mirë paguese të huamarrësve në sektorin bankar në vendin tonë.

Përmirësimi i treguesit ka vijuar edhe pas shfuqizimit të masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë në lidhje me pagesën e kësteve të huasë për ata që ishin në vështirësi si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat