13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë me probleme i rikthehen rënies në maj/ Përmirësohet cilësia e portofolit...

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj/ Përmirësohet cilësia e portofolit të huave të sistemit bankar

Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një ulje të lehtë pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur kështu sinjale të qarta të një përmirësimi të financave të konsumatorëve apo bizneseve që paguajnë në kohë detyrimet e huave.

Të dhënat e  Bankës së Shqipërisë mbi treguesit e shëndetit financiar për muajin maj të vitit aktual tregojnë se, sektori bankar ka regjistruar më pak kredi të reja me probleme.

Rritja e aftësisë paguese për debitorët e bankës mund të ketë ardhur si pasojë e uljes së inflacionit.

Rikujtojmë se gjatë muajit prill- maj ky tregues makroekonomik regjistroi një nivel mesatar prej 2.1%. Konkretisht, treguesi i kredive me probleme në muajin e pestë të vitit  arriti në 4.81%, një ulje e konsiderueshme  nga nga 5.23% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar edhe tendencën e raporteve të tjerat të kreditimit. Shifrat thonë se gjatë  periudhës janar-maj 2024 në përgjithësi, raportet e kredive me probleme kanë shfaqur një tendencë rënëse.

Raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator ra me 7.8% krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, ndërkohë  raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner  është ulur me 10.5%.

Ky përmirësim i debitorëve që paguajnë në kohë detyrimet e huave është reflektuar edhe në rritjen e performancës financiare në sektorin bankar. Përkatësisht, raporti  ROE (Kthimi mbi kapitalin aksioner) është rritur me 23.7% brenda vitit.

Raporti ROE tregon shkallën e eficenses me të cilën banka po përdor kapitalin aksioner.

LEXO EDHERritet me 52% në prill/ Çfarë duhet të kemi kujdes kur marrim një kredi për shtëpi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat