8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia për shtëpi/ Sa miliardë lekë u dha gjatë 6-mujorit të parë?

Kredia për shtëpi/ Sa miliardë lekë u dha gjatë 6-mujorit të parë?

Gjatë qershorit, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar dha rreth 4.6 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, në rënie të lehtë me 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 6-mujorin, kredia e re për shtëpi e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 27.5 miliardë lekëve, në rritje me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia e re për shtëpi këtë vit është në vlerat më të larta historike, e mbështetur sidomos tek normat e ulëta të interesit në monedhën vendase.

73% e kredisë së re për shtëpi këtë vit është dhënë në monedhën vendase. Kredia e re në lekë është rritur me 77% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin maj zbriti në 4.59%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.21%.

Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe u tkurr me 43% për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 196.2 miliard lekëve, në rritje vjetore me 10.2%. Ky portofol përbën tashmë 25% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

LEXO EDHE: A ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat