15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia për apartamente, bankat nuk po rrisin interesat

Kredia për apartamente, bankat nuk po rrisin interesat

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin shumë të lartë prej 2.75%, duket se nuk po refletohet tërësisht te kredia hipotekore, veçanërisht për segmentin e individëve.

Një sinjal se përtej inflacionit dhe rritjes së njëpasnjëshme të normës bazë të interesit, bankat tregtare duan të vijojnë kreditimin e blerjes së apartamenteve.

Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, normat mesatare të ponderuara të interesit të huave të reja mujore të individëve në lekë për qëllime banimi në dhjetor të vitit 2022 rezultojnë në vlerën 4.53%.

Nga vera e vitit të shkuar, norma e intresit të huave për blerje banesash nisi rritjen e vazhdueshme për të shkuar nga 3.8% në qershor, në mbi 4% në vjeshtë. Ato arritën vlerën më të lartë prej 4.87% në tetor të vitit të shkuar, por dy muajt e fundit tendenca rritëse u ndërpre, madje ra dukshëm në dhjetor.

LEXO EDHEMos u mjaftoni me sigurimin e pjesës së kredituar nga banka! Pse duhet siguruar shtëpia në vlerën e saj të plotë

I njëjti fenomen ka ndodhur edhe për huanë për blerje banesash për segmentin e individëve në euro. Edhe këtu pritej rritje normash të interesave për shkak të rritjes së normës bazë nga ana e Bankës Qendrore Evropiane.

Në muajin dhjetor, normat mesatare të ponderuara të interesit të huave të reja mujore të individëve në euro rezultuan në kuotën 2.75% në dhjetor 2022, në rënie të dukshme krahasuar me muajt shtator e tetor, kur ato u rritën mbi 3%.

Duket se bankat po preferojnë të shtrëngojnë standartet e miratimit të kredive të reja, por jo përmes rritjes së normave të interesave.

Në vrojtimin e fundit të kreditimit të individëve, Banka e Shqipërisë nënvizon se shtimi i konkurrencës në sistem bankar u raportua si faktor me ndikim pozitiv në standardet e kreditimit për tremujorin e katërt të vitit 2022. /SCAN

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat