8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKosovë, Greqi, Bosnje-Hercegovinë... / Të dhënat e tregut të sigurimeve për vitin...

Kosovë, Greqi, Bosnje-Hercegovinë… / Të dhënat e tregut të sigurimeve për vitin 2021

KOSOVË

Sipas shifrave të publikuara në faqen zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, tregu i sigurimeve në Kosovë pati një rritje dyshifrore gjatë vitit 2021. Vlera e primeve të shkruara bruto arriti në 119.23 milionë euro, duke u rritur me 17.44% në krahasim me vitin 2020. Në të njëjtën kohë, totali i dëmeve të paguara bruto u rrit me 18.45% duke arritur në 61 milionë euro dhe kjo për shkak të rritjes së madhe të dëmeve në Policat Kufitare (+107.26%).

Primet e shkruara bruto nga sigurimet e Jo-Jetës arritën në 114.33 milionë euro, ndërsa primet në sigurimin e Jetës u rritën në 4.9 milionë euro. Gjatë vitin 2021, siguruesit lëshuan gjithsej 1.15 milionë polica sigurimi të Jo-Jetës krahasuar me 824 mijë polica sigurimi të lëshuara në vitin 2020.

Numri më I madh i policave të sigurimit i takonte produktit MTPL e brendshme me 485 mijë polica përkundrejt 413 mijë që ishin në vitin 2020) si edhe policat kufitare me 447 mijë kundrejt 217 mijë në vitin 2020. Në tregun e Kosovës veprojnë 13 kompani sigurimi, 11 sigurues të Jo-Jetës dhe dy kompani sigurimi të Jetës.

BOSNJE HERCEGOVINË

Sipas shifrave të publikuara nga agjencia e sigurimeve të Bosnje-Hercegovinës, AZOBIH, në fund të vitit 2021, tregu i sigurimeve në BiH arriti në 418.44 milionë euro ose rreth 8.19% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Primet e shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës u rritën me 7.3% krahasuar me vitin e kaluar duke arritur në 329 milionë euro, në fund të vitit 2021. Ndërkohë primet e shkruara bruto në sigurimin e Jetës u rritën me 11.8% duke arritur në 89.37 milionë euro.

Në sigurimet e JoJetës, sigurimet e pronës arritën vëllimin e 32.22 milionë euro, ndërsa sigurimet motorike (TPL dhe Kasko) realizuan prime në vlerën e 249.76 milionë euro.

Vlera e primeve të shkruara bruto që veprojnë në Federatën e Bosnje-Hercegovinës u rrit me 8.26% duke arritur në 292.86 milionë euro, ndërsa siguruesit në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës gjeneruan 125.58 milionë euro, me rritje 8.0% më shumë se një vit më parë.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

GREQI

Sipas shifrave të tregut të publikuara nga Shoqata Helenike e Shoqërive të Sigurimeve, HAIC, tregu grek i sigurimeve në fund të 2021 arriti në 4.26 miliardë euro, duke shënuar një rritje me 7.7% krahasuar me vitin 2020.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimet e Jo-Jetës u rrit me 5.7% krahasuar me vitin 2020, duke arritur në vlerën e 2.26 miliardë euro, ndërsa sigurimet e Jetës u rritën me 10% duke realizuar rreth 2 miliardë euro prime.

Sigurimet e Jetës të lidhura me skemat e kursimeve shënuan një rritje prej 57.7% duke arritur në 630 milionë euro, ndërsa policat tradicionale të sigurimit të Jetës patën një normë negative duke zbritur me -4.5% krahasuar me vitin 2020.

Në sigurimet e Jo-Jetës, vetëm sigurimi motorik pësoi rënie me -1% krahasuar me vitin 2020 duke arritur në 727 milionë euro, ndërsa të gjitha produktet kryesore shënuan norma pozitive.

HUNGARI

Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Banka Kombëtare e Hungarisë, në fund të vitit 2021, primet e shkruara bruto në sigurimin e Jetës u rritën me 13.64% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 602.7 miliardë HUF ose rreth 1.6 miliardë euro.

Ndërsa sigurimet e Jo-Jetës u rritën me 7.9% duke arritur në 726.8 miliardë HUF ose 1.9 miliardë euro.

Gjatë vitit 2021 sigurimet e Jetës zinin 45% dhe sigurimet e Jo-Jetës zinin 55% të vëllimit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto. Edhe pagesat e dëmeve u rritën me 7.1% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 703 miliardë HUF ose 1.9 miliardë euro.

Rritjen më të madhe e kishin dëmet e shkaktuara në sigurimin e Jetës me rritje 8.1% në vit duke arritur në 426 miliardë HUF, ndërsa dëmet në sigurimet e Jo-Jetës arritën në 277 miliardë HUF me rritje 5.8% në vit.

Përsa i takon numrit të kontratave të sigurimit, në fund të vitit 2021, numri i tyre u rrit me 1.2% krahasuar me vitin 2020, duke reflektuar rritje me 175,300 kontrata të reja.

Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritje prej 1.73% e numrit të kontratave të sigurimit të Jo-Jetës, e shoqëruar me një rënie të numrit të kontratave të sigurimit të Jetës me rënie prej 1,43% në vit. Si rezultat, numri i përgjithshëm i kontratave të sigurimit arriti në 14.65 milionë në fund të vitit 2021.

Në fund të vitit 2021, portofoli total i kontratave të shoqërive të sigurimit u rrit me 1.5% nga niveli i një viti më parë, duke reflektuar një rritje prej mbi 217,500 të numrit të kontratave të reja. Kjo ka ardhur kryesisht nga një rritje prej 2% e numrit të kontratave të sigurimit të Jo-Jetës (në 12.33 milionë), shoqëruar nga një rënie e numrit të kontratave të sigurimit të Jetës (një rënie prej 1.03% në 2.31 milionë).

Si rezultat, numri i përgjithshëm i kontratave të sigurimit arriti në 14.65 milionë në fund të tremujorit të katërt 2021.

Në fund të tremujorit të katërt 2021, numri i shoqërive të sigurimit që i nënshtrohen Solvency II mbeti i pandryshuar në raport me periudhën e mëparshme.

Numri i institucioneve të mbikëqyrura në tregun e sigurimeve është 22 nga këta 4 sigurues të specializuar në sigurimin e Jetës, 9 sigurues të Jo-Jetës dhe 9 sigurues kompozitë (Jetë dhe Jo-Jetë).

MOLDAVI

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Tregut Financiar në Moldavi, tregu i sigurimeve në vend e mbylli vitin 2021 me një rritje prej 31.58%, e shprehur në monedhën vendase duke arritur në 1.92 miliardë MDL, ose rreth 95.87 milionë euro. Në të njëjtën kohë, dëmet e paguara u rritën me vetëm 11% dukearritur në 662 milionë MDL.

Rritja e tregut mbështetet ende nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat u rritën me 35% dhe pesha e tyre në totalin e tregut arriti në pothuajse 95%. Ndërsa primet e shkruar bruto në sigurimin e Jetës u ulën me 0.36%. Sigurimet motorike mbeten segmenti kryesor, duke zënë mbi 66% të tregut. Rritja e MTPL-së në vitin e kaluar ishte pothuajse 27%, ndërsa ritmi i rritjes së Kartonit të Jeshil ishte mbi 50%.

Sigurimet shëndetësore u rritën me rreth 80% dhe sigurimet e pasurisë aten rritje me 73%. Në total, dëmet e paguara shënuan rënie vjetore me rreth 32% në sigurimet e pasurisë, ndërsa në sigurimet e Jetës, sigurimet shëndetësore, sigurimet motorike ka pasur rritje të ndjeshme.

POLONI

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në tregun polak të sigurimeve, gjatë vitit 2021, pati një rritje vjetore prej 9.5% duke arritur në 15.05 miliardë euro. Rritje patën edhe dëmet e paguara, ndonëse me rritën rritje më të ulët se primet, duke arritur në 8.98 miliardë euro dhe rritje me 4.5% më shumë se në vitin 2020. Sigurimet e Jo-Jetës, veçanërisht linjat e sigurimit të pronës dhe sigurimet motorike ishin ato që sollën pjesën më të madhe të rritjes së tregut.

Sigurimet motorike ruajtën pozicionin e tyre dominues në portofolin e sigurimeve të Jo-Jetës, ndonëse pesha e sigurimet MTPL në portofolin e tregut u zvogëlua, ndoshta si pasojë e tendencës së vazhdueshme të rënies së tarifave MTPL. Kështu, ndërsa në vitin 2019 vlera mesatare e primit MTPL qëndroi në 500 PLN ose 117.4 euro, ndërsa në vitin 2020 kjo vlerë u rrit pak në monedhën vendase, duke arritur në 523 PLN, por në tremujorin e tretë të 2021 ra në 486.8 PLN ose rreth 105 euro.

Në një tendencë të kundërt, vlera mesatare e dëmeve të sigurimit MTPL-së u rrit vazhdimisht gjatë të njëjtës periudhë, duke arritur në 8,367.7 PLN ose rreth 1,806.14 euro në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Sigurimi i pronës pati ritme dyshifrore rritjeje të primit me 17.35%, duke arritur vlerën e primeve të shkruara bruto 1.93 miliardë euro. Rritja më e fortë u raportua për linjën “Dëme në pronë”, përfshirë sigurimet bujqësore, ku primet u rritën me 22.48%, duke arritur në 972.35 milionë euro.

Sektori i sigurimeve të Jetës përjetoi një dinamikë të përgjithshme pozitive. Vëllimi i primeve të shkruara bruto në këtë kategori arriti në 4.81 miliardë euro, me rritje 7% më shumë krahasuar me vitin 2020.

LEXO EDHEWorkshop-i rajonal/ Dëmet e paguara, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat