“Jeta pa muzikën do të ishte një gabim’’, ka thënë filozofi i madh Niçe. Dhe ka pasur të drejtë!
Tre koncerte dhe 9 artistë nga e gjithë Europa sollën në Tiranë 3 ditë festë miqësie dhe muzike të mirë në edicionin e dytë të “Kosmos Tirana Music Festival”, nën drejtimin e Drejtorit Artistik Jonian Ilias Kadesha.
Një event që gjallëron jetën kulturore në Tiranë dhe në një ngjarje të tillë nuk mund të mungonte kompania më madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.
Kompania shqiptaro-austriake ishte një nga mbështetësit e këtij festivali duke dashur të japë mesazhin se arti dhe kultura janë ushqimi më i mirë për shpirtin dhe mendjen e qytetarëve.
Pa harruar me qindra aktivitete kulturore të sponsorizuara nga kjo kompani.
Aq të rëndësishme janë arti dhe kultura për SIGAL UNIQA sa në vitin 2013, nën idenë e themeluesit dhe drejtuesit të saj, z. Avni Ponari, do të ngrinte Orkestrën e saj të Harqeve, e cila ka dhënë me qindra koncerte në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Pogradec, Butrint, Shkodër, Lezhë, Valbonë etj. Ndërsa nuk ka munguar as në aktivitete në Kosovë, rajon dhe jashtë vendit.
LEXO EDHE: Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, mbrëmje muzikore në Rahovec
Me mbi 1,2 milionë klientë Grupi “SIGAL UNIQA” operon me sukses në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj, nga të cilat 6 janë kompani të sigurimit të jetës dhe jo-jetës; 1 shoqëri risigurimi (e vetmja në rajon) dhe 1 fond pensioni privat.
Një grup rajonal sigurimesh, që ka treguar se pavarësisht viteve që kalojnë puna dhe idetë e themeluesve të saj mbeten edhe sot, pas 25 vitesh, inovative dhe të suksesshme.