12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kontribuesit po shterojnë”, plakja e popullsisë dhe emigracioni rrisin presionin ndaj pensioneve

“Kontribuesit po shterojnë”, plakja e popullsisë dhe emigracioni rrisin presionin ndaj pensioneve

Kontribuesit po shterojnë, popullsia po plaket ndërsa të rinjtë po ikin.

Bazuar në këto gjetje Banka Botërore vlerëson se presioni ndaj skemës së pensioneve në Shqipëri po rritet dhe bashkë me të po shtohet rreziku për një kolaps të mundshëm të saj.

Në këto kushte ndoshta alternativë mund të jetë rritja e moshës së pensionit, por duke parë ato që ndodhën në Paris, ku qyteti u përfshi nga flakët, të pakta janë gjasat që kjo të ndodhë”, thotë për A2 eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Në raportin e rregullt ekonomik Rajonal të të tremujorit të parë 2023, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka bërë përpjekje, por pa rezultat për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale të sistemit të pensioneve.

Për ekspertët, rritja e pagave pritet të ndikojë sadopak në mbajtjes nën kontroll të situatës.

Rritja e pagave do të ketë ndikimin e saj. Sigurisht kjo duhet të shoqërohet edhe me të tjera nisma. Megjithatë nuk zgjidhet problemi me lindjet apo plakjen e popullsisë”, u shpreh Muço.

Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se vitin e shkua dolën në pension 13 mijë e 110 qytetarë. Nga 673 mijë e 813 në 2021-shin, një vit më pas numri i atyre që marrin një pagesë mujore pensioni arriti në 686 mijë e 923.

LEXO EDHEPonari: Kolonat private janë zgjidhja afatgjatë e problemit të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat