Konfirmohet nga shkencëtarët se, 2023 është viti më i nxehtë në histori, si pasojë e ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu dhe fenomeni i motit “El Nino”.
Viti që sapo lamë pas ishte rreth 1.78°C më i ngrohtë përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile.
Pothuajse çdo ditë që nga korriku është shënuar një rekord i ri temperaturash.
Temperaturat e sipërfaqes së detit kanë thyer gjithashtu rekordet e mëparshme.
Këto rekorde globale po shkelin objektivat kryesore ndërkombëtare të klimës.
Sot bota është shumë më e ngrohtë se 100 vjet më parë, pasi njerëzit vazhdojnë të lëshojnë sasi rekord të gazeve serrë si dioksidi i karbonit në atmosferë.
Kjo nxehtësi rekord globale ka ndihmuar në përkeqësimin e shumë ngjarjeve ekstreme të motit në vitin 2023, nga valët intensive të të nxehtit dhe zjarret në Kanada dhe SHBA, deri te thatësira e zgjatur dhe më pas përmbytjet në disa zona të Afrikës Lindore.
Viti 2024 mund të jetë më i ngrohtë se 2023, pasi një pjesë e nxehtësisë rekord të sipërfaqes së oqeanit shkon në atmosferë. Gati 200 vende ranë dakord në Paris në vitin 2015 që të përpiqen të kufizojnë ngrohjen globale, për të shmangur efektet më të këqija.
Aktivitetet njerëzore janë shkaku kryesor i ngrohjes globale, edhe pse faktorët natyrorë si “El Nino” mund të rrisin ose ulin temperaturat për vite të tëra, por temperaturat e regjistruara gjatë 2023 shkojnë shumë përtej shkaqeve thjesht natyrore.
LEXO EDHE: 250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet gjatë vitit 2023