CEO i “UNIQA Insurance Group”, Dr. Andreas Brandstetter ka zgjedhur ta nisë vitin 2023 me një mesazh falenderimi dhe motivimi drejtuar stafeve të kompanisë që operojnë në 18 shtete të ndryshme të Europës.
Duke kujtuar vështirësitë e vitit që sapo lamë pas, Brandstetter rikujton edhe një premtim të kompanisë që ai drejton: “ne jemi angazhuar për t’u bërë ofruesi më i mirë i shërbimeve dhe gjithashtu edhe punëdhënësi më i mirë”.
Por teksa bota vuan problematikat e lindura nga ndryshimet klimaterike, CEO i “UNIQA Insurance Group”, në mesazhin e tij, ndër të tjera shprehet: “Në komunitetin tonë të solidaritetit, ne marrim përgjegjësinë për njerëzit, për shoqërinë dhe – me e rëndësishme se kurrë më parë, – për planetin. Kjo është arsyeja përse modeli ynë i biznesit është dhe do të mbetet gjithmonë në një linje me targetin 1.5 gradë celcius sipas Marrëveshjes së Parist për Klimën. Në menaxhimin tonë të biznesit, në investimet tona, por gjithashtu edhe në produktet tona të sigurimeve”.
LEXO EDHE: Njihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve
Urimi i plotë i Dr. Andreas Brandstetter:
“Të dashur kolegë,
Premtimi ynë ndaj rreth 16 milionë klientëve të UNIQA në të gjithë Evropën është shumë i qartë: ne mbrojmë dhe përmirësojmë shëndetin dhe begatinë.
Për të përmbushur premtimin tonë, ne jemi angazhuar për t’u bërë ofruesi më i mirë i shërbimeve dhe gjithashtu edhe punëdhënësi më i mirë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për disa sfida të cilat duhet t’i kapërcejmë ende.
Gjatë kësaj rruge, ju jeni pika më e rëndësishme e referencës. Rrjedhimisht, faleminderit, për angazhimin tuaj të pabesueshëm këtë vit gjatë të gjitha sfidave profesionale dhe gjithashtu ndonjëherë edhe private.
Në vitin 2022, është bërë e prekshme shumë herë se çfarë kuptimi, çfarë rëndësie dhe çfarë fuqie mund të zhvilloje komuniteti UNIQA.
Në një luftë që ka lënë në hije të gjithë vitin, punonjësit e UNIQA në shumë vende, mbi të gjitha në Poloni, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari, kanë shërbyer si miq dhe mbështetës për kolegët që u larguan nga vendi i tyre. Së bashku, ne ishim në gjendje të vazhdonim operacionet tona në Ukrainë, dhe së bashku ne kemi ofruar një ndihmë prej pesë milionë euro.
Komuniteti ynë është gjithmonë një komunitet solidariteti – dhe këtu jetësohet pikërisht vetë ideja e sigurimeve. Kjo dëshmohet, për shembull, nga angazhimi ynë social ndaj Olimpikeve Speciale. Në Austri, ne ishim në gjendje të mbështesnim Lojërat Verore kombëtare dhe 200 vullnetarët aktivë në to.
Në komunitetin tonë të solidaritetit, ne marrim përgjegjësinë për njerëzit, për shoqërinë dhe – me e rëndësishme se kurrë më parë, – për planetin. Kjo është arsyeja përse modeli ynë i biznesit është dhe do të mbetet gjithmonë në një linje me targetin 1.5 gradë celcius sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën.
Ne mund të jetojmë shëndetshëm vetëm në një planet të shëndetshëm. UNIQA kupton dhe promovon shëndetin në mënyrë holistike dhe tek të gjitha gjeneratat.
Të dashur kolegë,
Tashmë vetë pandemia dhe tani lufta dhe inflacioni kanë fuqizuar mënyrën se si njerëzit mendojnë për sigurinë dhe rrjedhimisht, kërkohet veprim më shumë se kurrë më parë.
Në mënyrë që të mund të vazhdojmë impaktin dhe për të bërë dallimin, ne kemi nevojë për periudha qetësie dhe pushimi. Rrjedhimisht. në emër të Bordit të Menaxhimit, unë iu uroj ju dhe të dashurve tuaj një sezon të paqtë festash dhe një Vit të Ri 2023 të lumtur dhe mbi të gjitha të shëndetshëm”.
LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve