Zjarret janë një nga rreziqet më të mëdha që mund të përballoni në shtëpi. Përveç dëmeve materiale, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e familjes suaj.
Jo më larg se ditën e sotme, një kompleks banimi në Komunën e Parisit është përfshirë nga flakët, duke vendosur në rrezik jetën e banorëve.
Prandaj, marrja e masave mbrojtëse dhe sigurimi i pronës suaj janë hapa thelbësorë për të garantuar një ambient të sigurt. SIGAL ofron zgjidhje të plota sigurimi për të mbrojtur investimin tuaj nga rreziku i zjarrit dhe fatkeqësitë natyrore.
SIGURIMI NGA ZJARRI DHE RREZIQET SHTESË
Një tension i lartë, një defekt elektrik, shpërthimi i bombolës së gazit, zjarrvënie e qëllimshme apo natyrore, janë disa prej arsyeve që e bëjnë të domosdoshme pasjen e Policës së Sigurimit nga Zjarri.
ÇFARË PËRFSHIN KËTO POLICA?
- Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
- Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
- Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin
- Shpenzimet e pastrimit pas zjarrit
DËMET E MBULUARA Sigurimi mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënies së objekteve fluturuese nga lart, etj.
MBULIMI NGA RREZIQE SHTESË Këtij sigurimi mund t’i shtohen edhe mbulime nga rreziqe të tjera si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmytja
- Stuhia, etj.
NDËRGJEGJËSIMI NË RRITJE, POR ENDE NË NIVELE TË ULTA
Shqiptarët po kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e sigurimit të pronës, pasi fenomenet natyrore dhe aksidentet janë duke u bërë më të shpeshta.
Pse të zgjidhni SIGAL UNIQA?
- Eksperiencë e gjatë dhe besueshmëri në treg.
- Mbulim i gjerë dhe përfitime të personalizuara.
- Kujdes dhe mbështetje profesionale nga ekipi ynë i specializuar.
Mos e lini sigurinë e shtëpisë suaj në dorë të rastësisë. Kontaktoni SIGAL UNIQA sot dhe siguroni pronën tuaj nga rreziqet e papritura!