22.5 C
Tirana
Friday, October 24, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi"Kompanitë e sigurimit nuk paguajnë" mentalitet që rrënon vetëm sipërmarrjet

“Kompanitë e sigurimit nuk paguajnë” mentalitet që rrënon vetëm sipërmarrjet

Sigurimi nuk është premtim, është kontratë.

Fotoja që shoqëron këtë shkrim flet vetë: një udhëtar me hartë në dorë, i udhëzuar nga dikush me sy e veshë të mbyllur. Udhëtari është sipërmarrësi, ndërsa harta në dorë është sigurimi i pronës dhe biznesit. Ai që flet pa ditur, përfaqëson mentalitetin e vjetër: “kompanitë e sigurimit nuk paguajnë”.

Ky është një mendim i gabuar, që u kushton shtrenjtë shumë shqiptarëve.

Vetëm SIGAL Insurance Group ka dëmshpërblyer mbi 2,500 persona në pasuri, 20 mijë në shëndet, dhe 10 mijë klientë në sigurimet motorike.

Vetëm nga tërmeti i vitit 2019, kompanitë e sigurimeve paguan mbi 30 milionë euro dëme.

Sigurimi është kontratë e ligjshme, me dokumente dhe transparencë të plotë. Asnjë kompani nuk paguan “me fjalë goje”, por çdo kontratë nënkupton garanci ligjore dhe mbrojtje financiare.

Të mos i besosh sigurimit, do të thotë të udhëtosh pa hartë, të ecësh në errësirë duke dëgjuar këshillat e gabuara të atyre që kanë mbyllur sytë dhe veshët, pa njohuri, pa përvojë, vetëm ngrehalucjen e injorancës dhe dashakeqësisë.

Sigurimi është garancia më e fortë për mbrojtjen e jetës, pronës dhe biznesit.

Shënoje SIGAL Insurance Group në hartën e planit tënd të sipërmarrjes, për të siguruar pronën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, për të siguruar përgjegjësinë publike, për të siguruar punonjësit e tu dhe për t’i dhënë prestigj markës që po ndërton dhe do të mbërrish në destinacion, cilado qofshin pengesat.

SIGAL IG vetëm këtë vit ka paguar në 8 muajt e parë 13.5 milionë euro dëme, mbi gjysëm miliardi euro në historikun e grupit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Kujt do t’i besosh? Atij që kur fatkeqësia troket nuk do të jetë pranë teje, apo kompanisë që paguan 57 mijë euro dëme në ditë për klientët e vetë dhe e bën këtë prej 27 vjetësh?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat