8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Kompanitë e sigurimeve, 44 miliardë $ dëme nga COVID-19

Kompanitë e sigurimeve, 44 miliardë $ dëme nga COVID-19

Humbjet nga COVID-19 në masë prej 44 miliardë dollarësh janë kosto e tretë katastrofike më e madhe për siguruesit, pas Uraganit Katrina dhe sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sidoqoftë, parashikimet fillestare prej 100 miliardë dollarësh plus për humbjet e siguruara nga COVID-19 tani duken “të pamundura“, tha Howden në një raport mbi rinovimet e risigurimeve.

Ka kaq shumë mbulime të cilat arrijnë në 40 miliardë dollar. Kjo është shifër dërrmuese“, shprehet David Flandro, kreu i analitikës në Howden.

Kjo ka bërë që shumë kompani sigurimesh të heqin COVID-19 nga produktet e tyre.

Normat e risigurimit të katastrofave të pronave u rritën me 9% nga viti në vit më 1 janar, duke shënuar rritjen e tyre më të madhe vjetore që nga viti 2009, thuhet gjithashtu në raport.

Normat globale të risigurimit të katastrofave të pronave u rritën mesatarisht me 10.8% vitin e shkuar”, tha ndërmjetësi i risigurimeve Guy Carpenter në një raport të veçantë këtë javë.

Sipas “Gallagher Re”, disa norma evropiane të risigurimit të pronave u rritën me më shumë se 50% pas humbjeve rekord vitin e shkuar si pasojë e katastrofave natyrore si përmbytjet dhe stuhitë.

Përmbytjet e korrikut në Evropë kanë shkaktuar 12 miliardë dollarë humbje

“Swiss Re” vlerësoi humbjet totale të tregut të siguruar të industrisë së sigurimeve për shkak të përmbytjeve të korrikut në Evropë në rreth 12 miliardë dollarë.

Reshjet dhe stuhitë e forta të meskorrikut mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore shkaktuan përmbytje të mëdha në Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Zvicër, Itali dhe Austri.

Në gusht, modeluesi i katastrofës RMS vlerësoi se humbjet e siguruara nga përmbytjet ka të ngjarë të shkonin mes 5 dhe 6.5 miliardë euro (6 miliardë dollarë dhe 7.7 miliardë dollarë).

Gjithashtu, në nivel industrie, Swiss Re vlerësoi humbjet totale të tregut të siguruar nga Uragani Ida në SHBA në fund të gushtit të jetë në rangun prej 28-30 miliardë dollarë, duke mos përfshirë humbjet e sigurimit nga përmbytjet e qeverisë.

Swiss Re vlerësoi barrën e saj të pretendimeve paraprake nga Uragani Ida në rreth 750 milionë dollarë amerikanë.

 

Lexo edhe: 5 skenarët që siguruesit duhet të marrin në konsideratë gjatë 2022-it

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat