SIGAL UNIQA Group Austria mbetet zgjedhja e parë e çdo qytetari shqiptar që kërkon të sigurojë privatisht shëndetin e tij.
Kjo faktohet edhe nga raporti më i fundit i AMF, për 8-mujorin 2023, ku dominimi i SIGAL UNIQA në treg është evident dhe në diferencë të theksuar me 7 kompanitë e tjera që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës.
Ndarja e tregut
Mes 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të jo-jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria zë mbi 42% të totalit, në diferencë të theksuar me kompaninë që rënditet e dyta.
Dëmet e paguara
Edhe sa i përket dëmshpërblimeve tek klientët, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania numër 1.
Sipas raportit të AMF, gjatë periudhës janar-gusht 2023, kompania shqiptaro-austriake ka paguar mbi 16,1 milionë lekë dëmshpërblime, teksa 8 kompanitë së bashku kanë paguar 36,3 milionë lekë.
Pra, SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar rreth 45% të totalit, teksa kompania e dytë në rënditje ka paguar 9,4 milionë lekë më pak.
PSE KY BESIM GJITHMONË NË RRITJE NDAJ SIGAL UNIQA-s?
SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Jetë Plus”, siguracion dedikuar sëmundjeve tumoriale, të zemrës, të kokës, shtyllës kurrizore dhe transplanteve me mbulim deri në 1 milion euro.
SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Anti-Covid”, në një moment delikat jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.
SIGAL UNIQA ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që solli aplikacionin “TeleShëndet” dhe është sërish e vetmja në vend që e ofron diçka të tillë.
Falë këtij shërbimi çdokush mund të ketë një mjek në celularin e tij, në çdo orë dhe në çdo vend, ndërsa mund të marrë një recetë elektronike që njihet nga çdo farmaci e të përfitojë një sërë benefitesh në klinikat dhe spitalet më të mira në vend.
SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri “Sigurimin anti-Tumor”.
Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA është kompania e parë që ofron një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë, me mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5, 10, 50 apo 100 mijë euro.
Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, është vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.
Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.