Munich Re, një nga kompanitë më të mëdha të risigurimeve të jetës, ka deklaruar kufizime të mëtejshme të aktiviteteve të saj në fushën e lidhur me karbonin.
Duke filluar nga 1 prilli 2023, risiguruesi nuk do të investojë më në kontrata/projekte risigurimi të cilat mbulojnë ekskluzivisht planifikimin, financimin dhe ndërtimin apo operacionet e:
- fushave të reja me naftë dhe gaz, për të cilat deri më 31 dhjetor 2022 nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet prodhues;
- infrastrukturat e reja të lidhura me naftën, të cilat nuk janë ndërtuar ende apo që nuk janë ende operacionale deri më 31 dhjetor 2022 dhe
- impiantet e reja të energjisë të furnizuara me naftë, të cilat nuk janë ndërtuar ende apo që janë operacionale deri më 31 dhjetor 2022.
Deri më 1 prill 2023, Munich Re nuk do të kryejë më invesime direkte në kompani nafte dhe gazi.