Në një mjedis kaq të zhvilluar digjitalisht si Singapori, të qenit një kompani plotësisht online nuk është më thjesht një avantazh.
Ky zhvillim ishte një domosdoshmëri, një natyrshmëri.
Budget Direct Insurance dhe FWD kanë janë dy kompani që kanë korrur frytet e plota të digjitalizimit të tyre.
BUDGET DIRECT INSURANCE
Klientët kërkojnë shpejtësi, thjeshtësi dhe transparencë. Budget Direct Insurance e kuptoi këtë që në nisje. Që prej hyrjes së saj në treg në vitin 2016, ajo ka provuar se një model i thjeshtë, i lirë dhe tërësisht digjital mund të funksionojë me sukses edhe në një industri të dominuar nga emra të mëdhenj dhe të vjetër.
Budget Direct ka fituar terren me ritme të shpejta, sidomos në sigurimet për automjete.
Bashkë me FWD, ajo përfaqëson një brez të ri siguruesish që sfidojnë lojtarët tradicionalë.
Në një treg ku 5 kompani kontrollojnë 60% të volumit dhe shumica kanë mbi 50 apo 100 vite përvojë, Budget Direct arriti afro 3% të tregut vetëm brenda gjashtë viteve. Ndërkohë, kompani të njohura si AXA dolën plotësisht nga tregu.
Çmimet konkurruese dhe shërbimi i drejtpërdrejtë janë shtyllat e këtij suksesi.
Tarifat e sigurimeve për makinat janë 30–40% më të ulëta se mesatarja.
Klienti mund të marrë një preventiv për 30 sekonda dhe të zgjedhë mbulimin sipas nevojës, pa pako të panevojshme.
Deri në 20% kursim për sigurimin e makinës dhe deri në 40% për sigurimin e udhëtimit janë përfitimet konkrete. Platforma online dhe eliminimi i agjentëve e bëjnë përvojën më të lirë dhe më të shpejtë.
Përdorimi i teknologjive moderne, si ruajtja në cloud, ndihmon në uljen e kostove dhe përmirësimin e shërbimit.
Kompania Budget Direct është shpërblyer me çmime për cilësinë e lartë të shërbimit, si “Feefo Platinum Trusted Service”.
Si pjesë e një grupi ndërkombëtar, Budget Direct tregon se edhe në një treg shumë të rregulluar dhe të konkurrueshëm si ai i Singaporit, një kompani tërësisht digjitale mund të gjejë vendin e saj dhe të udhëheqë ndryshimin.
FWD
FWD Group është një kompani pan-aziatike që ofron sigurime jete dhe shëndeti.
Ajo i shërben rreth 30 milionë klientëve në 10 tregje, përfshirë edhe BRI Life në Indonezi.
E themeluar në vitin 2013, FWD vepron në disa nga tregjet më të shpejta në rritje në botë.
Qasja e saj bazohet te klienti dhe teknologjia.
Ajo synon të ofrojë produkte të thjeshta, të kuptueshme dhe zgjidhje novatore që e bëjnë përvojën e sigurimeve më të lehtë dhe më miqësore.
Në Singapor operon prej vitit 2016 dhe ka kapërcyer plotësisht digjitalisht.
Në vitin 2024 fitoi “The Best Digital Insurer”.
Në një vend me rreth 6 milionë banorëve, kompania ka vetëm 10 zyra fizike.
Në Azi njihet si një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë, brenda tregjeve me rritje po aq të shpejtë në nivel global.