14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Komisioni Europian propozon zgjerimin e skemës për kontrollin e eksportit të vaksinave

Komisioni Europian propozon zgjerimin e skemës për kontrollin e eksportit të vaksinave

Komisioni Europian ka propozuar zgjatjen e periudhës së skemës për monitorimin dhe kufizimin e mundshëm të eksporteve të vaksinave COVID-19 nga BE-ja, tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Reuters.

Nëse nuk zgjatet, skema do të skadojë këtë javë. Është e paqartë nëse 27 shtetet e BE-së do ta mbështesin propozimin, i cili kërkon miratimin e shumicës.

“Diskutimet me shtetet anëtare janë duke vazhduar, kështu që nuk mund të komentojmë më tej,” tha zëdhënësi. Nëse zgjatet, skema do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit.

Skema tashmë është zgjeruar dy herë pas fillimit të saj në fund të janarit, pavarësisht kritikave nga disa shtete më të vogla që kishin frikë se nuk ishte e nevojshme dhe mund të dëmtonte konkurrencën e bllokut.

Sipas rregullave të BE-së, Komisioni mund të apelojë kundër një refuzimi të mundshëm nga qeveritë e BE-së.

Komisioni i BE-së e krijoi këtë mekanizëm për shkak të krizës së furnizimit me vaksina dhe përpjekjes për të frenuar eksportet nga kompanitë farmaceutike që nuk respektojnë angazhimet e tyre me BE-në.

Megjithatë, mekanizmi ka lejuar eksportin e qindra miliona vaksinave të prodhuara në BE drejt dhjetëra shteteve të tjera në të gjithë botën.

Ai është përdorur zyrtarisht për të bllokuar vetëm një dërgesë prej 250,000 dozash nga AstraZeneca në Australi në mars, pasi firma anglo-suedeze ndërpreu furnizimet në BE.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat