Kombëtarja Shqiptare zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit, e cila luhet në stadiumin “Haladas Sportocomplex” të Hungarisë në orën 20:00.
Kjo ndeshje do t’i japë mundësinë teknikut Sylvinho që të provojë skema të reja taktike dhe të shikojë gjendjen e të gjitha reparteve të ekipit.
Pas miqësores me Lihtenshtejnin, kuqezinjtë do të rikthehen sërish në bazën stërvitore në Stegersbach të Austrisë për të vijuar me përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore, atë ndaj Azerbajxhanit më 7 Qershor në orën 19:00, në të njëjtin stadium.