11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKolla me gëlbazë, shenjë alarmi/ Njihuni me sëmundjet që kërcënojnë mushkëritë

Kolla me gëlbazë, shenjë alarmi/ Njihuni me sëmundjet që kërcënojnë mushkëritë

Mushkëritë janë një nga organet që preken më së shumti nga sëmundje të ndryshme. Që nga një ftohje stinore e deri te kanceri i mushkërive, ka mes tyre një shumëllojshmëri të lartë të sëmundjeve që prekin qytetarët. Ato karakterizohen si sëmundje akute dhe sëmundje kronike.

Mbi këtë tematikë të rëndësishme për shëndetin e popullatës, mjeku pneumolog Dr. Arben Tanka, në një intervistë për A2 CNN, renditi disa sëmundje nga të cilat preken mushkëritë.

“Fillon që nga sëmundje të cilat janë akute, domethënë sëmundjet që kanë një kohë të limituar, siç mund të jenë bronkitet, siç mund të jenë bronkopneumonitë, pneumonitë, duke vazhduar pastaj tek sëmundjet kronike, që mund të jetë pikërisht SPOK-u, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, astma bronkiale, vazhdojmë pastaj me patologjitë si bronkektazitë. Kemi patologji të tjera siç mund të jenë fibroza kistike që janë patologjitë me komponentë të lindur, pra gjenetik. Gjithashtu nuk do harrojmë të përmendim dhe një plagë të madhe të shoqërisë sonë, që është edhe kanceri i mushkërive, që është një jetëmarrës shumë i madh në krahasim me llojet e tjera të kancerëve dhe është shumë i përhapur”, tha mjeku pneumolog.

Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve në mushkëri. Ky ves, nis që në adoleshencë në shumicën e rasteve dhe vijon gjatë gjithë jetës.

Statistikat janë alarmante, teksa është arritur në konkluzionin se një botë pa duhan do të kishte 80% më pak kancer të mushkërive.

LEXO EDHENga “Anti-Tumori” tek Pensioni Privat/ Intervista e plotë e Ponarit në “Wake Up”: Sigurimet formësojnë pavarësinë financiare të qytetarëve

“Një botë pa duhan mund të kishte rreth 80% më pak kancer të mushkërisë sesa është në një botë me duhan. Kuptohet pra se sa i rëndësishëm është faktori duhan në këtë plagë të madhe të shoqërisë së sotme dhe është alarmante duke gjykuar që duhani fillohet që në moshën e adoleshencës. Statistikat thonë se trendi i fillimit të duhanit është prapë në adoleshencë dhe thonë 75% e atyre që e pinë duhanin e kanë filluar në moshën e adoleshencës. Ne duhet asnjëherë të mos e kufizojmë përsëritjen që duhani është një dëmtues shumë i madh. Ai ka kimikate në tymin e tij dhe nga këto prej tyre. Nga djegia, po, 70 prej tyre janë kancerogjenë të njohur, pra janë elementë që shkaktojnë kancerin. Ka lidhje shumë të madhe pjesa e fillimit të duhanit, vitet që e pi atë dhe numrin e cigareve që pi”, shtoi më tej mjeku.

 

Thuajse çdo duhanpirës është kandidat për t’u prekur nga SPOK, njohur ndryshe si Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike. Një gjëndje shëndetësore e cila nuk ka shërim, por mund të trajtohet dhe të mbahet nën kontroll si sëmundje kronike. Pacientët hasin vështirësi në frymëmarrje dhe frymënxjerrje, pasi mushkëritë kanë pësuar një dëmtim mjaft të madh.

“Një nga shenjat kryesore që e dimë të gjithë dhe është e zakonshme dhe nuk na tregon absolutisht se çfarë mund të jetë është kolla. Kolla e thatë kryesisht ka të bëjë me patologjitë akute, pra një virozë e rrugëve të sipërme, që pastaj fillon dhe zbret më poshtë. Kur fillon të bëhet me gëlbazë, atëherë themi që ka kaluar në rrugët e poshtme ajrore dhe fillon pra prodhimi i gëlbazës për pastrimin e gjithë agjentëve që mund ta kenë shkaktuar viral ose bakterial. Mund të kenë filluar shenjat e një bronkopneumonie ose një pneumonie e cila vazhdon me temperaturë, me dhimbje gjoksi, me temperatura që mund të shkojnë deri në 39°. Nëse ajo është shumë e përhapur, fillon dhe vështirësia në frymëmarrje dhe pastaj personi mund të bëhet edhe kandidat për oksigjenoterapi dhe për hospitalizime”, tha Dr. Arben Tanka.

LEXO EDHEPërkeqësimi i shëndetit/ Rriten vizitat, operacionet shënojnë rekord. Sigurimi Privat i Shëndetit, sot më thelbësor se kurrë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat