8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Kolla e mirë”, zgjat mbi 4 javë/ Mjeku: Rrezikon më shumë foshnjat...

“Kolla e mirë”, zgjat mbi 4 javë/ Mjeku: Rrezikon më shumë foshnjat por prek edhe më të rriturit

Rastet me infeksionin Pertus, ose siç njihet në gjuhën popullore “kollë e mirë”, sipas mjekut pediatër Bektash Mandri këtë vit është rikthyer në qarkullim pas shumë viteve mungesë.

Në një intervistë për Klan, ai shprehet se ky infeksion bakterial rrezikon më shumë foshnjat për shkak të kollës së fortë, por prek edhe më të rriturit.

“Ka një periudhë inkubacioni që shkon nga 7-14 ditë. Nga momenti që fillojnë shenjat sepse klinika e Pertusit ndahet në 3 faza. Faza e parë është katarale që shkon gati dy javë ku prek rrugët e sipërme respiratore, vend ku zhvillohet edhe shumohet. Karakteristikë në këtë fazë është kolla sa vjen e bëhet më e thatë, temperaturë deri në 38 gradë dhe kolla nuk qetësohet me qetësuesit e zakonshëm.

Pastaj vjen faza aksesuale, ose ajo kolla me aksese që ne e quajmë dhe që fillimisht janë 4 apo 5 aksese në 24 orë pastaj shkon 40 apo 50 aksese në 24 orë. Për çdo akses ka një numër kollitjesh që shkon nga 4-15 kollitje të pandërprera. Klinikën e rëndë e kemi te fëmijët që nuk kanë mbushur vitin e parë të jetës, me imunitet të kompromentuar dhe ata që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Karakteristikë në këtë fazë është që mund të mos kemi fare temperaturë tek fëmijët. Kjo fazë mund të zgjasi 2-3 javë, por ka raste që shkon 1-2 muaj”.

Sipas mjekut, në çdo rast prindërit duhet të drejtohen tek mjeku dhe jo të marrin trajtim në farmaci.

Ne kishim vite që nuk e takonim “kollën e bardhë”, por ne vijmë pas një pandemie dhe sistemi jonë imunitar është modifikuar. Rezultati i këtij modifikimi duhet kohë që të riformatohet dhe të marrë atë formë që kishte dhe prandaj po na shfaqen një varg sëmundjesh infektive që kishim kohë që nuk i takonim. Rastet nuk kam pasur me klinikë të rënduar sepse popullsia shqiptare është pothuajse e gjitha e vaksinuar, një pjesë e mirë e kanë kaluar “kollën e bardhë” megjithëse as vaksina dhe as imunizimi natyror nuk të le imunitet të përhershëm. Ka një kollë të zgjatur, por nuk kanë klinikë të rënduar”. 

LEXO EDHESituata gripale në vend, mjekët: Fëmijët po preken dy herë/ Prindër, si të keni mjekun 24 orë në celularin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat