Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri njerëzit ti shohin Fondet e Pensioneve Private si të vetmen mundësi për rritje reale të pensioneve.
Përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta dhe ndërkohë merr një pension të dytë shtesë krah atij shtetëror në moshën e tretë.
Dhe natyrisht këtë e dinë më mirë ata persona që sot marrin përveç pensionit shtetëror edhe një pension privat SIGAL, që është dyfishi i pensionit shtetëror.
Ja si shprehet një anëtar i Fondit SIGAL: “Kam mbi një vit që po përfitoj pensionin nga Fondi SIGAL. Marr çdo muaj 40,000 Lekë në këtë fond, pa harruar edhe pensionin shtetëror. për mua është privilegj pasi e kaloj moshën e tretë me dy pensione”.
E rëndësishme është se paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.
“Kemi një kontratë. Paratë nuk humbasin asnjëherë pasi janë të trashëgueshme. Nuk jam unë, i merr djali apo mbesa. Kurse pensionet e shtetit, po ndërrove jetë, i merr shteti. Këtë ka të mirë pensioni privat”.
Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe tanimë edhe rajonit. Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension privat.
Edhe Maqedonia e Veriut ka vite që ka kaluar në sistem me dy pensione, një shtetëror dhe një privat, dhe pensioni privat është dyfishi i atij shtetëror.
Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18.% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private (kolona e II), nga ku me plotësimin e moshës çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga ivestimi i tyre.
Siç dihet, vetëm tre vënde të Ballkanit Perëndimor Shqipëri, Bosnjë e Serbi nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti me vendet e rajonit.
Pse Shqipëria është kaq e vonuar në këtë drejtim? Pse nuk implementojmë edhe ne skema të tilla të përparuara që rrisin të ardhurat e pensionistëve tanë?!…