Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur pak orë më parë partat e shkarkimit të hidrocentralit të Fierzës.
Mësohet se niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale, 288 metra, ndërsa në orët në vazhdim pritet që reshjet e shiut bëhen edhe më të dendura.
Sipas parashikimit të meteorologëve, e gjithë java pritet të jetë nën sundimin e motit të keq.
Njoftimi:
“Të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s; KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s; V.Dejës; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, në punë 5 Ag, shkarkimet nga Porta 200m3/s”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar përmbytje në qarqet e veriut dhe në veri-perëndim. Sipas tij, Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha do regjistrojnë reshje të dendura, të cilat mund të shoqërohen me prurje masive ujërash dhe për pasojë përmbytje.