8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Kërkojnë të vjedhin të dhëna”/ Posta Shqiptare dhe AKCESK: Qytetarët të bëjnë...

“Kërkojnë të vjedhin të dhëna”/ Posta Shqiptare dhe AKCESK: Qytetarët të bëjnë kujdes

Pas Policisë së Tiranës, edhe institucione të tjera u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga mashtrimet në mesazhet që ju vijnë në celularët e tyre.

Është Posta Shqiptare e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon rastet që përfshijnë këtë institucion pro që nuk janë të vërteta.

“KUJDES
Ditët e fundit qytetarët po marrin mesazhe lidhur me shërbimet që ofron Posta Shqiptare.
Nëse haseni me mesazhe të tilla ju lutem mos klikoni asnjë link që ju vjen në textin e këtij mesazhi dhe mos jepni informacion sepse mund të marrin të dhënat tuaja.
Këto mesazhe nuk janë të Postës Shqiptare!”

 

AKCESK, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik bënë të ditur se këto sulme kanë për qëllim vjedhjen e informacioneve personale, shpërndarjen e linqeve keqdashëse drejt qytetarëve shqiptare dhe infrastrukturave kritike.

Ky institucion i bën thirrje qytetarëve të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike.

LEXO EDHE: Shqipëria nën sulme masive kibernetike/ Pse bizneset kanë nevojë për Sigurimi “Rreziku Kibernetik”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat