5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kërcënuese për jetën"/ Vapa shtoi rastet me meningit! Infeksioni prek trurin dhe...

“Kërcënuese për jetën”/ Vapa shtoi rastet me meningit! Infeksioni prek trurin dhe cipën e zemrës

Temperaturat e larta, që na shoqëruan për afro dy javë, përveç problematikave të shumta kanë shkaktuar rritje të numrit të pacientëve me encefalit dhe meningit, ku ka pasur edhe humbje jete.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Profesore Najada Como, thotë për Top-Channel se, çdo ditë janë shtruar 1 apo 2 dy raste me infeksione të trurit, por nuk mbeten pas ato me infeksione të cipës së zemrës.

“Trendi është në rritje, ka edhe humbje jete. Temperaturat e larta janë favorizuese të infeksioneve, që fillojnë si të thjeshta, por agravohet deri duke kërcënuar jetën e personit”.

Meningit apo encefaliti ka prekur moshat nga 20 deri në 80 vjeç dhe në moshat e mëdha me diagnozë Parkinson apo Alzhaimer, ku nuk kanë munguar edhe humbjet e jetës.

“Si të gjithë infeksionet, që merret nga ajri, shenjat i jep nëpërmjet të vjellave, heqjes së barkut, prekjes së mushkërive ose të trurit”.

Në Urgjencën e Shërbimit Infektiv ka fluks pacientësh, të cilët paraqiten me problematika të shumta.

Shefja e Shërbimit Infektiv këshillon qytetarët të rrisin kujdesin, sidomos në ditët me temperatura të larta, për të gjitha grupmoshat me dhe pa sëmundje kronike.

LEXO EDHE: 5 përgjigje që duhet të dini mbi Sigurimin Privat të Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat