11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKeni Siguracion Kasko dhe jeni përfshirë në aksident, si duhet të veproni...

Keni Siguracion Kasko dhe jeni përfshirë në aksident, si duhet të veproni për tu dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit?

Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, kushtet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt.

Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë shumë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre.

Prandaj, shpeshherë kemi apeluar tek drejtuesit e mjetit që përveç sigurimit të detyrueshëm (TPL) të kenë edhe Sigurimin KASKO.

Ky siguracion është thelbësor për të ofruar siguri dhe mbrojtje financiare kundër dëmeve që makina juaj mund të pësojë nga ngjarje të papritura dhe të paparashikuara, duke përfshirë:

– Dëmtimet aksidentale

– Thyerjen e xhamave

– Zjarr, rrufe, eksplozion

– Katastrofat natyrore

– Vjedhjen

– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër

– Dëmtimin nga aktet keqdashëse

Por si veprohet në rast aksidenti? Çfarë dokumentacioni duhet për të marrë dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit?

Kërkesa për dëmshpërblim;

Njoftimin e kompanisë së sigurimit përmes telefonit apo e-mailit për rastin e dëmit.

Për dëmtimet aksidentale nevojitet:

  • Raport Policie për aksidentin
  • Procesverbalin e Konstatimit të Shkeljes;
  • Foto të mjetit/mjeteve të perfshira në aksident nga vendi i ngjarjes;
  • Test alkooli dhe substancave narkotike të drejtuesit të mjetit;

Në rast se ka proces hetimor:

  • Vendimin e Prokurorisë për pushimin e çeshtjes;
  • Vendimin e Gjyaktës,
  • Akt-Ekspertimin autoteknik.

Për rastet me Zjarr, Rrufe, Eksplozion:

  • Raport nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës në lidhje me percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për katastrofat natyrore:

  • Dokument nga organet përkatese shtetërore që vërteton katastrofat.

Për demtimet e mjetit gjatë parkimit ose nga mjet tjetër i paidentifikuar duhen:

  • Foto të qarta nga vendi i ngjarjes në momentin e evidentimit të dëmtimit të mjetit, ku të dallohet dëmtimi dhe targa e mjetit të dëmtuar.

Për rastet me vjedhje:

  • Deklarata në polici për vjedhjen e mjetit nga përdoruesi ose pronari i mjetit;
  • Dy çelesat origjinale të mjetit;
  • Vendimi i Prokurorisë për pushimin e çeshtjes.

Për dëmtimet nga aktet keqdashëse:

  • Deklaratë në polici për dëmtimin e mjetit nga përdoruesi ose pronari i mjetit.
  • Foto të qarta nga vendi i ngjarjes në momentin e evidentimit të demtimit të mjetit ku të duket dëmtimi dhe targa e mjetit të dëmtuar.

Dokumentat e mjetit përfitues:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim perdorimi mjeti nga subjekti pronar i mjetit
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

Kujdes!

Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.

Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

Neni 145 i Kodit Penal:

“Mashtrimi në sigurime

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe

paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat