16.5 C
Tirana
Monday, December 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKeni planifikuar udhëtimin fundvitor? Ja tre siguracionet që duhet "t'i ftoni" si...

Keni planifikuar udhëtimin fundvitor? Ja tre siguracionet që duhet “t’i ftoni” si bashkëudhëtarë

Erdhi fundviti e bashkë me të ndonjë shpërblim e disa ditë të lira. Më aventurierët nga ju kanë vendosur të udhëtojnë. Vetëm ose në grup. Por mos u nisni pa lexuar këto radhë, të cilat me siguri do t’Ju bindin t’i “ftoni” edhe disa siguracione si pjesë e udhëtimit tuaj.

T’ia nisim me dy këshilla të vyera për makinën 

  1. Mos udhëto vetëm me siguracionin e detyrueshëm. Po sikur makina juaj të ketë nevojë për emergjencë në një vendodhje të panjohur. Zgjidhja: AUTOSOS. Telefono 24/7, kërko mekanikun dhe ose do të riparohet në vend, ose do të marrësh shërbim karroatrec (deri në 100 euro nga siguracioni) për në pikën e riparimit më të afërt. AUTOSOS, për brenda vendit me TPL në SIGAL, 20 euro, për jashtë vendit, vetëm 45 euro.
  2. Siguracioni MINIKASKO, nëse do të udhëtoni në periferitë e territorit gjeografik të Shqipërisë, për vetëm 50 euro dhe deri në 10 mijë euro dëme materiale në makinën tënde, edhe sikur të jesh shkaktar, nëse aksidenti ndodh mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, do të merren përsipër nga siguracioni.

Shëndeti në udhëtim, bashkë me sigurimin e anulimit të biletës

Shëndeti në udhëtim është siguracioni optimal për çdo rrugënisje. Po jua sqarojmë thjesht: Ke 16 ditë pushime që do t’i shpenzosh duke parë Botën? Bukur. Vetëm 30 euro dhe emergjenca mjekësore deri në 10 mijë euro, kudo në Botë, të mbuluara nga siguracioni.

Si mbulim shtesë për shëndetin në udhëtim, MUND TË SIGURONI EDHE BILETAT E UDHËTIMIT, nëse do të përdorni avionin ose tragetin: sigurimi i Anullimit të Udhëtimit rimburson deri në 80% të çmimit të biletës/paketës (deri në limitin maksimal të policës) kur i siguruari nuk mund të nisë udhëtimin për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin pas blerjes së paketës, si: shtrim urgjent në spital apo aksident në 10 ditët e fundit para nisjes; vdekja e të siguruarit, bashkëudhëtarit, ose një familjari të afërt (bashkëshort, fëmijë, prind); thirrja e papritur në gjykatë si dëshmitar; apo diagnostikimi me sëmundje kritike (kancer, infarkt, hemorragji cerebrale, leucemi akute), me kusht që kjo sëmundje të ketë nisur të paktën 30 ditë pas blerjes së udhëtimit dhe të mos ketë ekzistuar më parë. Në rast vdekjeje të të siguruarit, rimbursimi i bëhet trashëgimtarëve ligjorë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat