Trupi juaj është gjithmonë aty për t’ju informuar se duhet të relaksoheni pak, se keni nevojë për një pushim. Problemi është se shpesh herë ne të gjithë nuk e dëgjojmë trupin tonë.
Kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve që vini re në botën tuaj mendore dhe emocionale, asaj që përjetoni fizikisht dhe si i trajtoni gjërat përreth jush.
Nëse tani mendoni se keni nevojë për pak pushim, atëherë patjetër që e meritoni atë.
Lexoni 4 mesazhet që ju dërgon trupi juaj, të cilat nuk duhen injoruar.
Keni çrregullime të tretjes
Stomaku i trazuar, kapsllëku ose dispepsi, si dhe ndryshimet në oreks, mund të jenë një shenjë se keni nevojë për një pushim. Stresi shpesh shkakton tension të muskujve, duke çuar në dhimbje koke, dhimbje nofullash dhe dhimbje shpine ose shpatullash. Ju mund të mos e kuptoni gjithmonë se sa i tensionuar është trupi juaj derisa të vini re qëllimisht se çfarë ndjeni dhe ku. Në të njëjtën kohë, nëse shihni ndryshime në pjesën e gjumit, nëse jeni të rraskapitur kur zgjoheni, këto janë shenja të mundshme që duhet të kaloni më shumë kohë për pushim dhe relaksim.
Sëmureni lehtë
Stresi mund të prekë të gjitha sistemet e trupit. Hulumtimet tregojnë se mund të dobësojë sistemin imunitar, për shembull, duke u sëmurur më shpesh.
Marrëdhëniet tuaja me të tjerët bëhen më “të vështira”
Kur përjetoni stres të fortë, a përhapet ai në marrëdhëniet tuaja me të tjerët? Ju mund të vini re se ndiheni pak më nervoz. Dhe nëse e gjeni veten duke dashur të izoloheni pak më shumë, kjo mund të jetë gjithashtu stres.
Ju vini re ndryshime emocionale
Nëse keni nevojë për pak pushim, do të vini re se përjetoni stres të shtuar. Humori juaj patjetër mund të ndikohet. Ankthi mund t’ju pengojë të shijoni aktivitetet që dikur i keni shijuar. Ju mund të mos jeni më i interesuar për atë libër që po lexonit ose për atë udhëtim që dëshironi të bëni, dhe kjo duhet të merret patjetër si një shenjë se diçka nuk është në rregull. Njerëzit të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për një pushim ndonjëherë humbasin aftësinë për t’u përfshirë në kujdesin bazë për veten, siç janë ushtrimet dhe ushqimi i mirë.