Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në maj eksportet arritën në vlerën e 40 miliardë lekëve duke u ulur me 11.7% krahasuar me majin e 2022-shit.
Për pesë muajt e parë të vitit, eksportet e mallrave arritën vlerën 196 miliardë lekë duke u ulur me 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.
Bien eksportet me Italinë, rriten me Kosovën dhe Spanjën
Në maj vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë: Italia (11.7 %), Gjermania (31.2 %) dhe Maqedonia e Veriut (19.0 %).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë Kosova (23.6 %), Greqia (2.8 %) dhe Spanja (331.5 %).
Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10.9 %), Gjermania (29.2 %) dhe Kina (45.9 %).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (40.3 %), Kosova (7.2 %) dhe Maqedonia e Veriut (2.4 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58.6 %, të gjithë tregtisë.
Në maj eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31.3 %), Kina (8.3 %), Greqia (6.6 %) dhe Gjermani (6.1 %).
SIGURIMI I MALLIT NË TRANSPORT NGA SIGAL UNIQA, GARANTUESI I SIGURISË SË TRANSPORTIT TË MALLRAVE TUAJ NË RRUGË TOKËSE, DETARE DHE AJRORE
Me zhvillimin e tregtisë globale, mallrat dhe produktet tregtohen dhe transportohen si në edhe në vende të tjera të botës, në rrugë tokëse, detare apo ajrore.
Por çdo rrugë mbart të papriturat e saj. Nëse diçka humbet, dëmtohet ose vidhet, kjo ndikon shumë shpejt në të gjithë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit dhe mund të shkaktojë dëme serioze financiare për bizneset.
Për këtë arsye, kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve, ofrojnë edhe “Sigurimin e Mallit në Transport”, e cila është një mburojë financiare për kompanitë prodhuese dhe eksportuese.
Nuk ka rëndësi nëse mallrat që transportoni janë tuajat apo jeni i kontraktuar, me këtë siguracion ju mbroheni nga pasojat financiare si pasojë e dëmtimit apo humbjes së asaj që po transportoni.
Ndaj për çdo biznes që do vazhdimësinë e aktivitetit të tij, duhet ta shohë si domosdoshmëri policën e sigurimit “Sigurimi i Mallit në Transport”
Ky siguracion mbulon:
- Të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme
- Humbjet totale dhe avari të pjesëshme në qoftë se shkaktohen nga:
- Zjarri, eksplozioni
- Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët)
- Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë
- Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det
- Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës
- Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme
- Tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja
- Rënia e ujit mbi bordin e anijes
- Rënia totale e pakove të veçanta gjatë ngarkim-shkarkimit
Ky siguracion vlen transportin e mallrave në rrugë tokësore, ajrore dhe detare.
Rajoni i mbulimit
SIGAL UNIQA Group Austria siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë nëpërmjet agjensive te “UNIQA Insurance Group” në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.
SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, me një Departament dedikuar Sigurimit të Marinës, mbështetur dhe nga konsulenca e Departamentit të Marinës UNIQA Vjenë, me më shumë se 40 kompani në 18 shtete të ndryshme.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri ofron shërbim të plotë dhe kompleks, Hull & Machinery dhe Përgjegjësisë ndaj Palëve të treta në sigurimet e Marinës, përmes Brokerit të gjigandit “Lloyd’s”.
MËSO MË SHUMË PËR SIGUARCIONIN QË MBRON FINANCAT TUAJA:
https://sigal.com.al/sigurimi-i-mallit-ne-transport/
Për më shunmë informacione kontaktoni në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829