13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKE: Zhvillimi i mëtejshëm i rolit të siguruesve online në ofrimin e...

KE: Zhvillimi i mëtejshëm i rolit të siguruesve online në ofrimin e mbulimeve të përshtatshme e të përballueshme të kujdesit afatgjatë

Zhvillimi i mëtejshëm i rolit të siguruesve online në ofrimin e mbulimeve të përshtatshme dhe të përballueshme të kujdesit afatgjatë.

Insurance Europe ka dorëzuar një përgjigje ndaj thirrjes së Komisionit Evropian për evidenca lidhur me aksisimin e kujdesit afatgjatë të përballueshëm dhe me cilësi të lartë.

Tashmë siguruesit luajnë një rol kyç në shumë shtete anëtare duke shërbyer si plotësues të sistemeve kombëtare të kujdesit shëndetësor me mbulime private. Kjo çliron presionin mbi këto sisteme, dhe ky rol mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen.

Diçka e tillë do të jetë e rëndësishme për shkak të plakjes së popullsisë së BE-së dhe sfidave që krijon kjo për qytëtarët e BE-së që të kenë akses në kujdes shëndetësor të përballueshëm në pleqëri.

Megjithatë, në mënyrë që siguresit të mund të jenë në gjendje për të luajtur një rol më të madh, duhet të përmbushen disa kushte.

Për shembull, incentivat lidhur me taksat mund të sigurojnë që produktet e sigurimit të mbeten të përballueshme dhe tërhqëse. Siguruesit mund të shërbejnë si një portë pritëse tek shërbimet e kujdesit shëndetësor, veçanërisht ato që inkurajojnë dhe promovojnë parandalimin, ndërgjegjësimin dhe adaptimin, të cilat janë që të gjitha fusha në të cilat siguruesit evopianë kanë përvojë dhe janë vitale për t’i mbajtur kostot e shëbrbimeve të kujdesit shëndetësor të përballueshme.

KE gjithashtu mund të bëjë më shumë për të inkurajuar shtetet anëtare që të zhvillojnë qasje për reduktimin e presionit mbi sistemet shëndetësore dhe promovimin e parandalimit, stilit të shëndetshëm të jetësës dhe përdorimin e përshtatshëm të zgjidhjeve dixhitale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat