8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatastrofat natyrore në gjysmën e parë të 2022 / 4,300 viktima, miliarda...

Katastrofat natyrore në gjysmën e parë të 2022 / 4,300 viktima, miliarda dollarë dëme

  • Në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë.
  • Shirat ekstreme disa herë në ditë dhe përmbytjet në Australi përbëjnë peshën kryesore të humbjeve për industrinë e sigurimeve prej të paktën 3.7 miliardë dollarë.
  • Shtetet e Bashkuara edhe një herë mbeten vendi me humbjet më të mëdha si pasojë e motit.
  • Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.
  • Nxehtësia ekstreme, thatësira dhe zjarret po rriten në shumë rajone të botës, ku efektin më të madh e kanë ndryshimet klimatike dhe frekuenca e shpeshtë e këtyre ngjarjeve.

Humbjet e përgjithshme më të ulta se në vitin 2021 / Fatkeqësitë në Shtetet e Bashkuara do të thotë proporcion i lartë i humbjeve të siguruara 

Në gjysmën e parë të vitit 2022 ka pasur më pak humbje nga fatkeqësitë natyrore krahasuar me të njëjtën periudhë në vtin 2021. Përmbytjet, tërmetet dhe stuhitë kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë krahasuar me 105 miliardë dollarë një vit më parë. Me rreth 34 miliardë dollarë, humbjet e siguruara ishin në një linjë me një vit më parë.

Përmbytjet në Australi përbëjnë fatkeqësitë më të kushtueshme në termat e humbjeve të siguruara

Gjatë fundit të verës/fillim vjeshtës, Australia lindore përjetoi shira dhe përmbytje ekstreme duke shkaktuar 6.6 miliardë dollarë humbje. Kostot paraprake të vlerësuara të industrisë së sigurimeve aktualisht janë 3.7 miliardë dollarë. Vende të tjera në rajonin e Azisë dhe Paqësorit gjthashtu janë goditur nga fatkeqsi madhore. Në Japoni, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi lindjen e ishullit të Honshu-së. Humbjet e përgjithshme ishin 8.8 miliardë dollarë, ndërsa humbjet e siguruara ishin 2.8 miliardë dollarë. Në total, rajoni i Azisë dhe Paqësorit përbënin 22 miliardë dollarë të humbjeve totale nga fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të vitit 2022, më e lartë se zakonisht. Humbjet e siguruara arritën në 8 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara dominojnë në shifrat e humbjeve

Me një shifër prej rreth 28 miliardë dollarë, Shtetet e Bashkuara përbënin gysmën e humbjeve të përgjithshme në gjashtë muajt e parë 2022 dhe thuajse 2/3 e humbjeve të siguruara, me një shifër prej 19 miliardë dollarë.

Shkaqet kryesore të këtyre humbjeve ishin një sëri stuhish dhe tornadosh. Në gjysmën e parë të vitit, këto stuhi i kanë shkaktuar SHBA humbje totale prej 22 miliardë dollarë, me humbje të siguruara prej 17 miliardë dollarë.

Tragjedia më e madhe humanitare u shkaktua nga një tërmet i fuqishëm në Afganistan. Rreth 1,200 njerëz vdiqën kur tërmeti me magnitudë 5.9 shkatërroi pjesën lindore të vendit.

Globalisht, rreth 4,300 njerëz humbën jetën nga fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të vitit 2022, më e lartë se një vit më parë.

Valë të nxehti, zjarre dhe thatësira në pjesë të Evropës / Stuhi dimërore gjithashtu

Në Evropë, nxehtësia ekstreme në fillim të verës çuan në mungesë të ujit dhe shkaktim të zjarreve, veçanërisht në Itali, Spanjë dhe Portugali.

Është e vështirë të japim një shifër të saktë për humbjet e shkaktara nga nxehtësia dhe thatësira duke qenë se efektet e tyre, të tilla si humbjet e prodhimit në industri për shkak të mungesës së ujit duhet kohë të dalin.

Nxehtësia është për shkak të një përzierje të pazakontë të presionit të lartë në Evropën qëndrore e gërshetuar me presionin e ulët afër Evropës perëndimore.

Në shumë pjesë të Evropës, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë rezultuar tashmë në temperatura vjetore mesatare, duke u rritur me më shumë se  1.5°C krahasuar me rekordet sistematike të motit e cila ka filluar nga fundi i shekullit të 19-të, sipër ngrohjes globale mesatare prej 1.2°C.

Stuhitë dimërore, veçanërisht në shkurt, përpinë Evropën lidnore dhe veriperëndimore duke sjellë erëra të fuqishme. Irlanda, Anglia, pjesë të Belgjikës, Hollanda, Gjermania veriore dhe bregu baltik u goditën veçanërisht shumë.

Rezultati: humbje të përgjithsme prej 5.2 miliardë dollarë.

LEXO EDHESigurimi nga katastrofat/ 92% e primeve në Tiranë, pjesa tjetër “zbuluar”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat