8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatastrofat natyrore gjatë vitit 2022 kushtuan 313 miliardë dollarë, por vetëm 42%...

Katastrofat natyrore gjatë vitit 2022 kushtuan 313 miliardë dollarë, por vetëm 42% ishin të siguruara

Më shumë se 400 katastrofa natyrore shkaktuan 313 miliardë dollarë dëme në mbarë botën në vitin 2022. Por vetëm 42% e humbjeve të lidhura me motin dhe klimën kanë qenë të mbuluara nga sigurimet.

Një nga firmat më të madh në botë, “Aon“, lançoi ekipin e saj Këshillues për Rrezikun Klimatik e cila ofron shërbime këshillimore ndërsa ndihmon institucionet financiare, entitetet e sektorit publik dhe kompanitë me pasuri të paluajtshme të mëdha për të marrë vendime më të mira lidhur me rrezikqet që vijnë si pasojë e kushteve të motit dhe ndryshimeve klimatike.

“Në lançimin e Këshillimit për Rrezikun Klimatik, “Aon” sheh se si institucionet financiare mund të përfitojnë shumë nga ekspertiza, modelimi dhe zgjidhjet që kemi zhvilluar dhe përmirësuar gjatë disa dekadave për sektorët e sigurimeve dhe risigurimeve, institucionet financiare.

Modelet e parashikimit të ndikimit dhe kërkimi shkencor në zhvillim do t’i ndihmojnë ata të mos mos cënojnë qëndrueshmërinë dhe të ndërtojnë elasticitetin e biznesit të tyre“, thotë Joe Monaghan, drejtues në “Reinsurance Solutions”.

86% E TERRITORIT TË SHQIPËRISË, E RREZIKUAR NGA FATKEQËSITË NATYRORE

Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror, kryer nga Banka Botërore, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, dhe kapacitetet përballuese dhe përshtatëse, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.

Nga territori i përgjithshëm i Shqipërisë, 86% është e prirur ndaj fatkeqësive; kjo zonë gjeneron 88.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5% e GDP-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit.

Edhe pse Shqipëria rënditet mes shteteve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, vendi ynë vijon të jetë i fundit në Evropë sa i përket shpezimeve mesatare për frymë për sigurime.

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e përvitshme, zjarret e përhershme, aksidentet me bombolat e gazit që sa vijnë dhe shpeshtohen apo tërmetet tragjike të vitit 2019, shqiptarët vijojnë të jenë të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e të qënurit të siguruar.

Pak ditë më parë, AMF publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2023 ku rezulton se shpenzimet për Sigurimin e Pronës, shtëpi apo biznes, ka qenë 808,270,000 Lekë. Në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por sërish jo aty ku duhet.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë deri në 1 janar 2022 ka qenë 2,790,000 banorë çka do të thotë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti një qytetar shqiptar ka shpenzuar vetëm 290 Lekë për Sigurimin e Pasurisë, ose rreth 2.5 Euro. Ndërsa një vit më parë ishte 200 Lekë ose 1.7 Euro.

PSE KJO SITUATË NË SHQIPËRI?

Drejtuesit e kompanive të sigurimit mendojnë se në dështimin e krijimit të një kulture të sigurimeve në Shqipëri ka edhe një përgjegjësi të madhe nga ana e shtetit.

Sipas tyre, mbulimi apo kompensimi i dëmeve nga shteti në rastet e fatkeqësive natyrore, si tërmetet apo përmbytjet, bën që qytetarët të mos ndërgjegjësohen rreth rëndësisë së sigurimit për të qenë të mbrojtur financiarisht ndaj dëmeve të mundshme në pronë apo në shëndet.

Në këto kushte, sigurimin kërkojnë prej vitesh krijimin e një skeme kombëtare për sigurimin nga katastrofat. Shumica e siguruesve janë të mendimit se një skemë e tillë duhet të jetë e detyrueshme.

Megjithatë, disa prej tyre mendojnë se pjesëmarrja në këtë skemë mund jetë edhe vullnetare, por me kusht që të përcillet qartë mesazhi se, në rast të fatkeqësive natyrore, dëmi nuk do të paguhet nga shteti dhe qytetarët duhet ta marrin vetë përsipër rrezikun financiar.

Qytetarët duhet të dinë se, sigurimet janë ato që të krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Aot mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti sepse nëse ke një paketë sigurimesh ty nuk të intereson të dish as se kush është kryeministri, kush është ministri i shëndetësisë apo ministri i financave etj. Qytetarit i intereson kontrata që ke nënshkruar me kompaninë e sigurimeve e cila të dëmshpërblen për dëmet e pësuara.

Mos harrojmë se sot, Shqipëria shpenzon rreth 55 euro sigurime për frymë në vit, ndërsa vendet fqinje konsumojnë 3-4 fish më shumë, ndërsa Europa ka një mesatare prej 3000-4000 euro për frymë në vit për individ.

Çfarë përfitojnë ata më shumë sesa ne?

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e kudo pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ne ende nuk e kemi kulturën e sigurimeve dhe pavarësisht rreziqeve mund ta mendojmë jetën tonë pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine apo pension pension. Një i huaj nuk mund ta mendojë…

Për fatin e mirë të të gjithëve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht 1000 Euro, sigurimin e Pronës mund ta bënin tuajën duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund e djersë. Mos i lini asgjë rastësisë.

LEXO EDHE: Partneri ideal i sigurimeve/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat