5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKASKO nga SIGAL UNIQA/ Më shumë siguri, më pak kosto

KASKO nga SIGAL UNIQA/ Më shumë siguri, më pak kosto

Në Shqipëri ndodhin aq shumë akidente çdo ditë sa ke frikë të hapësh televizorin ose telefonin.

Gjëja e parë që mendojmë është ‘ishalla nuk ka humbur jetën njeri’. Po nga ana tjetër ajo që ne të gjithë mendojmë por nuk e themi me zë janë dëmet materiale që u shkaktohen makinave tona.

Sepse normalisht kemi harxhuar kursimet tona për ta blerë ose kemi marrë kredi dhe nuk mund ta blejmë nga e para ose të harxhojmë gjithë ato lekë për ta riparuar.

Do thoni ju, ishalla nuk e kemi kismet, por s’kemi çfarë bëjmë!

Jo jo, kemi çfarë të bëjmë. Sigurojmë makinën me siguracionin e duhur dhe s’kemi pse të frikësohemi nga shpenzimet në rast dëmi.

Kushdo që po e lexon këtë artikullin po thotë: “po ne e kemi një siguracion për makinën”.

Po, por të gjithë kemi siguracionin që na kërkon polici në rrugë dhe jo atë që mbron makinën tonë.

Ku është ndryshimi?

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet “TPL”, gjithashtu shumë i rëndësishëm, mbulon dëmet që ne si shkaktarë aksidenti i shkaktojmë një personi ose makine tjetër.

Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj, jeni apo nuk jeni ju shkaktar iaksidenti.

Por jo vetëm kaq.

Sigurimi Kasko ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

Prisni se ka akoma.

Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonje pjesë ose jua vjedhin plotësisht.

Jashtë territorit të Shqipërisë

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Pra e thënë më shkurt, nëse kemi sigurimin KASKO do të flejmë të qetë sepse makina jonë është e mbrojtur nga gjithçka.

Ku mund ta blejmë sigurimin KASKO?

Ku tjetër përveçse tek kompania më e besuar e shqiptarëve, SIGAL UNIQA Group Austria.

Ju mund të shkoni në çdo pikë shitjeje të SIGAL UNIQA në çdo qytet të Shqipërisë ose mund ta llogarisni dhe porosisni ONLINE në www.sigal.com.al.

Përmes Sigurimit KASKO, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron:

  • Mbulim në rast humbjeje ose dëmtimi të pjesshëm/të plotë të automjetit
  • Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
  • Riparim në servis të specializuar

Pyetja që të gjithëve mund t’ju lindë tani është: Po sa kushton sigurimi Kasko?

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.

Ekspertët e marrjes në sigurim të SIGAL UNIQA do t’ju këshillojnë mbi mbulimet e nevojshme për makinën tuaj me qëllim që të jetë e siguruar për rreziqet potenciale dhe ju të paguani një çmim normal sigurimi.

Dashuria për makinën si me Sigurimin KASKO

Kontakte:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Mbetet më e madhja dhe më e besuara kompani sigurimi/ SIGAL UNIQA, e para në prime dhe në dëme të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat