Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, kapriçot e motit, etj, janë disa prej arsyeve që mund të shkaktojnë aksidente të paparashikuara prej të cilave asnjë prej nesh nuk është i sigurtë.
Makina është një nga vendet ku shpenzojmë më shumë kohë dhe si e tillë kthehet në një shtëpi të dytë, për të cilën duhet gjithashtu të kujdesesh, ta mirëmbash e ta përshtatësh me stilin tënd të jetesës, dhe që gjithashtu ka nevojë për siguri dhe mbrojtje nga rreziqet e mundshme.
Ti mund të jesh një shofer i përgjegjshëm por jo të gjithë janë të tillë. Dhe lëvizja në rrugët e Shqipërisë është gjithmonë një sfidë më vete, ndaj duhet të kesh gjithmonë siguracionin e duhur me vete në mënyrë që kostot e dëmeve të mos i paguash nga xhepi yt por ti paguaj kompania e sigurimit.
Siguracioni “Kasko Light” nga SIGAL UNIQA është zgjidhja e duhur për ata drejtues mjetesh që nuk kanë një siguracion KASKO për shkak të buxhetit por që duan të mbrojnë makinën e tyre, kryesisht në rast përplasjeje aksidentale.
Përmes siguracionit “KASKO Light”, i cili nuk kërkon limit për vjetërsinë e makinës, SIGAL UNIQA mundëson riparimin e shpejtë të mjetit në serviset e autorizuara.
Por çfarë rreziqesh mbulon “KASKO Light”?
Siguracioni “KASKO Light” është mbulimi i rreziqeve për dëmet materiale të shkaktuara mjetit motorrik të marrë në sigurim, nga:
- Dëmtimet Aksidentale (*këtu përfshihen vetëm përplasjet në rrugë me një mjet tjetër të identifikuar, vërtetuar kjo me raportin e Policisë Rrugore)
- Thyerja e xhamave (zëvëndësimin e tyre)
- Zjarri, Rrufeja dhe Eksplozioni
- Katastrofat Natyrore
A doni të shijoni udhëtimin tuaj, lirinë dhe kënaqësinë që ofron ai pa u shqetësuar nëse gjatë rrugës mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga çdo e papritur?
Atëherë duhet të zgjidhni Siguracionin “KASKO LIGHT” nga SIGAL UNIQA Group Austria me një çmim që nis nga 120 euro në vit.
Nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]