11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKASKO, Karton Jeshil, Sigurim Shtëpie dhe Sigurim Privat Shëndeti/ Julian Deda i...

KASKO, Karton Jeshil, Sigurim Shtëpie dhe Sigurim Privat Shëndeti/ Julian Deda i beson gjithçka me vlerë SIGAL UNIQA-s

Shërbimi në kohë ndaj klientëve, pagesa e dëmshpërblimeve konform ligjeve në fuqi dhe ofrimi i produkteve të reja dhe unike për tregun janë disa prej arsyeve që e bëjnë SIGAL UNIQA Group Austria kompaninë më të madhe dhe më të besuar në Shqipëri dhe rajon.

Kjo sjellje korrekte dhe profesionale ka bërë që kësaj kompanie ti besojnë jetën, pronën, shëndetin, automjetin dhe pensionin privat mbi 1 milion klientë.

Por mes klientëve të SIGAL UNIQA ka edhe shumë emra të njohur, të cilët vijnë nga bota e politikës, biznesit, televizionit, sportit, artit, kulturës etj.

Një prej tyre është edhe aktori i njohur i humorit Julian Deda, i cili gjithçka ka më të shtrenjtë, shëndetin e tij dhe të familjes, shtëpinë dhe automjetin si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë ia beson pikërisht SIGAL UNIQA Group Austria-s.

“Përshëndetje miq! E di, për ditë më thonë, “sigurohu, sigurohu, sigurohu, sigurohu”. Dhe unë u thashë, ja, erdhi dita të sigurohem një herë e mirë. Erdha te SIGAL.

I futa një KASKO makinës. I futa një “Karton Jeshil” se edhe dalim ndonjëherë jashtë shtetit. Sigurova edhe shtëpinë. Tani më bëj çik gati edhe shëndetin. Të marr një Kartë Gold që ta kem.

LEXO EDHE: “Gold” si Fjoralba/ Çfarë përfiton ajo nga Karta unike e Shëndetit, ofruar nga SIGAL

Mos harroni! Vetëm te SIGAL. I keni të gjitha”, shprehet në mesazhin e tij, publikuar në rrjetet e tij sociale, aktori Julian Deda.

 

 

SIGAL është themeluar në shkurt të vitit 1999 dhe që nga ajo kohë është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve.

Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj novatore për tregjet ku operon, dëshiron që çdo përvojë e klientit të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe mundësitë financiare të klientëve.

Pas këtij suksesi qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që janë aty për t’u shërbyer klientëve me profesionalizëm në çdo kohë.

Doni më shumë informacione? Klikoni në:

www.sigal.com.al

Ose shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat