8.5 C
Tirana
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKartoni Jeshil, ose siguria financiare si bashkudhëtare me ty

Kartoni Jeshil, ose siguria financiare si bashkudhëtare me ty

Udhëtimet me makinë jashtë Shqipërisë kërkojnë më shumë se dokumentet personale. Ato kërkojnë edhe siguri financiare. Rrugët nuk japin garanci të plota, përveç atyre që ti parapërgatit para se të nisesh. Siguria financiare në rast se shkakton një dëm, mund të parapërgatitet. Zgjidhja është kartoni jeshil.

Edhe nëse në pikën kufitare nuk ta kërkojnë Kartonin Jeshil, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i domosdoshëm. Planet ndryshojnë. Mund të nisesh për një drekë në Mal të Zi dhe ndoshta në pikë kalimi, siç njohim raste, mund të të mos kërkohet.

Mirëpo kërkesa kufitare është vetëm një arsye.
Detyrimi ligjor është një tjetër.
Por arsyeja kryesore është nevoja praktike për mbrojtje reale.

Kartoni Jeshil është TPL-ja jote jashtë kufirit të vendit tënd. Detyrimi ligjor, që do të sjellë gjobë, është njera arsye. Aritmetika bazë, që do ta bënte shumë të kushtueshëm vendimin e mospajisjes me karton jeshil, është arsyeja tjetër.

Në timon nuk jemi robotë. Edhe kur respektojmë rregullat, një moment pakujdesie mund të sjellë një dëm material apo shëndetësor. Jashtë Shqipërisë, tarifat e dëmshpërblimeve janë dukshëm më të larta dhe përgjegjësia financiare mund të bëhet e rëndë. Të tilla janë legjislacionet e tjera.

Nëse ke kaluar pikën kufitare të Malit të Zi pa t’u kërkuar Kartoni Jeshil, një dëm i shkaktuar atje, xhepit tënd do t’i kushtojë minimalisht 2-3 herë në vlerë nga sa do të kushtonte në Shqipëri.

Garancia më e mirë e mbulimit financiar, në përputhje me legjislacionin e vendit ku ndodh aksidenti, është Kartoni Jeshil (Green Card). Ai transferon përgjegjësinë te siguruesi yt dhe të mbron nga pagesa të menjëhershme apo të papërballueshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat