Nëse pësoni një aksident jashtë territorit të Shqipërisë dhe jeni i siguruar me Karton Jeshil nga SIGAL, është e rëndësishme të veproni shpejt dhe saktë.
Dokumentacioni i duhur e sjell VLERËN e dëmit në KOHË REKORD te JU!
Departamenti i Dëmeve të Kartonit Jeshil në SIGAL, në zbatim të Urdhrit Nr. 003, datë 01/02/2022, ofron falas asistencë për klientët e vet për rastet kur janë përfitues nga sigurimi.
Ky shërbim funksionon si një avokat pa pagesë: SIGAL komunikon me kompaninë e huaj të sigurimeve, i dërgon të gjithë dokumentacionin dhe ndjek procesin deri në konfirmimin e kompensimit financiar në llogarinë tuaj bankare.
Për të nisur procedurën e ndihmës, klienti duhet të dorëzojë pa vonesë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për dëmshpërblim drejtuar kompanisë së huaj, emri i kompanisë nëse dihet, ose nëse nuk dihet emri i kompanisë, kërkesa i drejtohet Byrosë së Sigurimit të shtetit ku ka ndodhur aksidenti.
Kërkesa bëhet nga pronari i mjetit, në kërkesë shënohet adresa e emailit të personit, që do të jetë i përfshirë në çdo korrespondencë.
- Deklaratë me shkrim e detajuar e drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksident, shoqëruar me skicë aksidenti. Nëse ka persona të pranishëm, të deklarojnë.
- Kopje e raportit të policisë apo vërtetimit miqësor të ngjarjes.
- Kopje e lejes së qarkullimit të mjetit të dëmtuar, kopje e patentës së drejtuesit të mjetit, kopje e Kartonit Jeshil.
- Foto të mjetit të demtuar si edhe foto gjatë ekspertizës apo riparimit.
- Preventiv/fatura që ai pretendon lidhur me riparimin.
- Të dhenat bankare ku do të kalojë vlera e dëmshpërblimit nga kompania e huaj (ekstrakt banke)
- Nëse disponohen të dhëna të shkaktarit të aksidentit.
Të gjitha këto duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected].
SIGAL nënvizon se çdo vonesë apo mungesë në dokumentacion shkakton shtyrje të panevojshme të procesit të pagesës, ndonëse është një proces lehtësisht i shmangshëm nëse dokumentet dorëzohen në kohë.
Ndërkohë, për dëmet që ndodhin në Shqipëri, procedura ndjek rregullat e zakonshme të sigurimit TPL. Informohuni, veproni në kohë dhe përfitoni atë që ju takon!