8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL UNIQA

“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL UNIQA

Vera është stina e pushimeve, udhëtimeve dhe zbulimit të destinacioneve të reja.

Falë lehtësisë së lëvizjes brenda zonës Schengen ka bërë që vit pas viti numri i shqiptarëve që zgjedhin të pushojnë jashtë Shqipërisë të jetë gjithmonë e në rritje. Madje edhe i atyre që zgjedhin të udhëtojnë me makinën e tyre.

Të gjithë e dimë se, çdo automjet me targa shqiptare, e ka të detyrueshëm pajisjes me Sigurimin “Karton Jeshil” sa herë që del jashtë Republikës së Shqipërisë, përjashtuar Kosovën.

Përse të zgjedhim “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?

–   SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.

–   SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.

–   SIGAL UNIQA ofron edhe mundësinë që, bahkë me “Kartonin Jeshil” të keni gjatë udhëtimeve tuaja edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

“SIGAL UNIQA AutoSOS” me mbulim rajonin dhe Evropën mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend i automjetit
  • Shërbim Karroatreci
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim me tren / avion ose udhëtim drejt destinacionit tuaj
  • Shërbim Taxi

Blini ONLINE tani paketën më të mirë në treg, direkt nga celulari juaj, dhe mos e vrisni mendjen për të papriturat që mund të hasni në rrugët e rajonit apo Europës.

“Karton Jeshil + AutoSOS”

https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KJ/KartonJeshilOnLine.aspx

“SIGAL UNIQA Group Austria”, lider i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon

E themeluar më Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së zgjedhur, modelit të biznesit, menaxhimit dhe stafit profesional, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, udhëtojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat