11.5 C
Tirana
Wednesday, December 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL

“Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL

Dimri është stina e pushimeve, dhuratave, udhëtimeve dhe zbulimit të destinacioneve të reja.

Vit pas viti, numri i shqiptarëve që zgjedhin të festojnë festat e fundvitit jashtë Shqipërisë, vijon të jetë gjithmonë e në rritje. Madje edhe i atyre që zgjedhin të udhëtojnë me makinën e tyre.

Por siç e dimë, çdo automjet me targa shqiptare, e ka të detyrueshëm pajisjen me Sigurimin “Karton Jeshil” sa herë që del jashtë Republikës së Shqipërisë, përjashtuar vetëm Kosovën.

Çfarë është siguracioni “Karton Jeshil”?

Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Shtetet ku vlen “Kartoni Jeshil”:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Përse të zgjedhim “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?

–   SIGAL ofron komoditetin e blerjes online, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.

–   SIGAL është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.

–   SIGAL ofron edhe mundësinë që, bahkë me “Kartonin Jeshil” të keni gjatë udhëtimeve tuaja edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

“SIGAL AutoSOS” me mbulim rajonin dhe Evropën mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend i automjetit
  • Shërbim Karroatreci
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim me tren / avion ose udhëtim drejt destinacionit tuaj
  • Shërbim Taxi

Blini ONLINE tani paketën më të mirë në treg, direkt nga celulari juaj, dhe mos u shqetësoni për të papriturat që mund të hasni në rrugët e rajonit apo Europës.

“Karton Jeshil + AutoSOS”

https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KJ/KartonJeshilOnLine.aspx

SIGAL, lider i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon

E themeluar më Shkurt 1999, SIGAL operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së zgjedhur, modelit të biznesit, menaxhimit dhe stafit profesional, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.

Sot, SIGAL është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë së SIGAL.

SIGAL, udhëtojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat