28.5 C
Tirana
Wednesday, August 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKarta standarde, por përfitimet e jashtëzakonshme: 2 kafe në ditë për shëndet...

Karta standarde, por përfitimet e jashtëzakonshme: 2 kafe në ditë për shëndet privat të siguruar në SIGAL

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi dhe me një investim të barazvlefshëm me 2 kafe në ditë, për një vit, me Kartën Standard të Sigurimit të Shëndetit, këtë pasuri mund ta ruajmë nga rreziqet.

Stresi dhe shpenzimet e larta që mund të vijnë si pasojë e sëmundjes apo aksidenteve, hasin në barrierën e pakapërcyeshme që ky siguracion në SIGAL ngre para tyre.

Sigurimi i shëndetit në SIGAL mbron financiarisht, duke mbuluar kostot e trajtimit dhe duke nxitur përqendrimin e plotë tek shërimi.

Limiti maksimal vjetor i mbulimit është 50 mijë euro, 5 ngjarje në vit nga 10 mijë euro brenda mbulimit të kësaj pakete.

Mbulim deri në 500 euro për shërbimet ambulatore dhe 100 euro për check up-e mjekësore.

Në kuadër të mirëruajtjes së shëndetit, paketa shëndetësore e SIGAL me kartën standard ofron një gamë të plotë shërbimesh Wellness, duke përfshirë check-up vjetor, vizita okulistike e dentare, kontrolle vjetore shtesë, seanca me psikolog, fizioterapi, shërbim infermier në shtëpi si dhe akses te një mjek 24/7 me telefon.

Në rastin e sëmundjeve ambulatore, karta standard e SIGAL ju siguron mbulim të plotë për vizita me mjek specialist, analiza laboratorike dhe echo, skaner, rezonancë magnetike (MRI), PET, si edhe ndërhyrje kirurgjikale ditore.

Në rastin e shtrimit në spital, karta standard e SIGAL mbulon të gjitha kostot kryesore për kujdesin tuaj: pagesën e kirurgut dhe ekipit të anestezisë, akomodimin në spital, kontrollet gjatë qëndrimit, protezat ortopedike, kujdesin intensiv, shërbimet në spitalet publike, opinionin e dytë mjekësor dhe një përfitim monetar fiks.

Karta standard SIGAL përfshin edhe transportin mjekësor, duke siguruar ambulancë rrugore për emergjenca dhe bileta avioni jashtë Shqipërisë kur trajtimi kërkon kujdes të specializuar në një vend tjetër. Kështu, ju jeni të mbrojtur dhe të sigurt kudo që të ndodheni.

Në rastin e sëmundjeve të rënda, deri në 10 mijë euro trajtime, ato janë të përfshira, por me kombinimin me paketa të tjera që mund t’i gjeni në SIGAL, është i mundur edhe zgjerimi i mbulimit për tumore.

Sigurimi i shëndetit është si një mik virtual, i cili të kërkon vetëm 2 kafe në ditë, 72,600 Lekë në vit, për të të hequr të gjitha barrat financiare dhe streset shoqëruese në rast nevoje shëndetësore duke të të qëndruar pranë e duke të t’u gjendur kur askush tjetër të mos mundet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat