Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi. Me një investim të barazvlefshëm me dy kafe në ditë, për një vit, me Kartën Standard të Sigurimit të Shëndetit nga SIGAL, kjo pasuri mund të mbrohet nga rreziqet.
Limiti maksimal vjetor i mbulimit është 50 mijë euro. Për shërbime ambulatore mbulohen deri në 500 euro, ndërsa për check-up mjekësor deri në 100 euro shpenzime.
KARTA STANDARD NË SIGAL përmban:
Deri në 50 mijë euro mbulim vjetor
5 ngjarje spitalore në vit
Shërbime ambulatore deri në 500 euro
Check up deri në 100 euro
Paketa përfshin shërbime si check-up vjetor, vizita okulistike e dentare, kontrolle shtesë, seanca me psikolog, fizioterapi, infermier në shtëpi dhe akses te një mjek 24/7 me telefon.
Në rast sëmundjesh ambulatore, mbulohen vizitat me mjek specialist, analizat laboratorike, echo, skaner, rezonanca magnetike, PET, si edhe ndërhyrjet kirurgjikale ditore.
Në rast shtrimi në spital, përfitimi përfshin pagesën e kirurgut dhe ekipit të anestezisë, akomodimin, kujdesin intensiv, protezat ortopedike, opinionin e dytë mjekësor dhe një përfitim monetar fiks.
Transporti mjekësor është pjesë e paketës, duke siguruar ambulancë rrugore për emergjenca dhe bileta avioni jashtë Shqipërisë kur kërkohet trajtim i specializuar.
Për sëmundje të rënda, trajtimi mbulohet deri në 10 mijë euro, me mundësi zgjerimi të mbulimit nëpërmjet paketave shtesë.
Çmimi vjetor i këtij sigurimi është 72,600 lekë, ose sa 2 kafe në ditë.
CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, në një mesazh sensibilizues, thekson:
“Nëse në një spital shtetëror koha për të marrë shërbimet e nevojshme është më e gjatë për shkak të radhëve dhe numrit të madh të njerëzve, në spitalet private kjo bëhet në një kohë më të shkurtër. Nuk duhet të shkosh te klinikat dhe spitalet private njëlloj si te dyqani i zarzavateve. Nëse ne jemi të siguruar dhe kemi një kartë sigurimi Standard, Gold apo Silver, ne përfitojmë të gjitha shpenzimet e kryera në këto klinika nga siguracioni që ne kemi paguar.”
Ky është një investim i vogël financiar, por me vlerë të madhe për jetën dhe mirëqenien. Siguracioni me kartën Standard në SIGAL mbulon deri në 5 ngjarje vjetore, me limit maksimal në totalin vjetor, 50 mijë euro shpenzime spitalore.