14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKaosi për rritjen e çmimit të gazit në Kazakistan, raportohet për dhjetëra...

Kaosi për rritjen e çmimit të gazit në Kazakistan, raportohet për dhjetëra protestues të vdekur nga përleshjet me policinë

Kazakistani është zhytur në kaos të plotë pas shpërthimit të trazirave për rritjen e çmimit të gazit.

Presidenti Kassim-Yomart Tokayev urdhëroi ndërhyrjen e ushtrisë, duke shkaktuar kështu dhjetëra viktima nga përleshjet me protestuesit, raporton Agjencia Franceze e Lajmeve.

Policia e Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, njoftoi se dhjetëra protestues ‘u eliminuan’, transmeton agjencia ruse e lajmeve Interfax, ndërsa ushtarët dhe protestuesit u përleshën në sheshin kryesor të qytetit.

Në të njëjtën kohë, agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se shkëmbime të rënda zjarri shpërthyen midis ushtrisë dhe njerëzve të armatosur në sheshin përpara bashkisë së Almatit. “Ushtarët mbërritën në shesh, nisën një operacion pastrimi kundër rebelëve.“

Sputnik raporton, duke cituar një deklaratë nga policia e Almaty, se dhjetëra njerëz janë  vrarë në qytet teksa përpiqeshin të sulmonin selinë e policisë gjatë natës. “U bë një përpjekje për të hyrë në selinë e policisë në Almaty gjatë natës dhe dhjetëra sulmues u eliminuan,” tha policia.

Sipas Reuters, televizioni shtetëror i Kazakistanit transmetoi sot se Banka Kombëtare e vendit ka vendosur të pezullojë shërbimin  e të gjitha institucioneve financiare. Gjithashtu interneti në një pjesë të madhe të vendit  është  jashtë funksionit.

Protestat fillimisht nisën  nga rritja e çmimeve të karburantit, por janë zgjeruar më tej duke përfshirë edhe ankesa të tjera politike.

Presidenti Tokayev pohon  se trazirat janë vepër e “bandave terroriste” të inskenuara  nga të huajt.

Në përpjekje për të zbutur zemërimin e publikut, Presidenti Tokayev shkarkoi ish-presidentin Nazarbajev nga posti i kreut të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit të mërkurën dhe e mori vetë këtë post. Ai emëroi gjithashtu një udhëheqës të ri të Komitetit të Sigurimit të Shtetit, pasardhës i KGB-së së epokës sovjetike, dhe hoqi nipin e zotit Nazarbajev nga posti numër dy i komitetit.

Kabineti i Presidentit Tokayev gjithashtu dha dorëheqjen, raporton sigurime.online.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat