Problemet teknike me linjat e internetit dhe komunikimit ka shkaktuar kaos në Europë dhe më gjerë, duke bllokuar linjat ajrore, punën e bankave, nëpër media dhe kompani të tjera.
Sipas BBC, problemet më të mëdha janë evidentuar në Australi dhe në SHBA. Por dhe në Europë ka raportime për bllokime të punës, sidomos në linjat ajrore. Kjo për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe komunikimit.
Fluturimet në aeroportin e Sidnei në Australi janë ndërprerë. Bursa e Londrës ka gjithashtu pezullime të punës.
Në Britaninë e Madhe, televizioni Sky News nuk është në transmetim për shkak të defekteve teknike. Drejtuesi i kompanisë ka thënë se televizioni nuk ka mundur të transmetojë LIVE mëngjesin e sotëm.
Probleme janë shfaqur edhe në linjat ajrore në Gjermani, Spanjë, SHBA etj, ku janë pezulluar fluturimet.
Sipas informacioneve, defektet teknike janë shfaqur në platformat e Microsoft. Kompania ka reaguar dhe thotë se është duke ndërmarrë veprime për të rregulluar defektin teknik që ka bllokuar shërbimet e ofruara prej saj. Problemi është identifikuar në shërbimet e aplikacioneve 365 të Microsoft, të bazuara në “Cloud”.
Sigurimi nga rreziku kibernetik ofruar nga “SIGAL UNIQA”
Dhe në momente të tilla, kur çdo biznes mund të ndjehet i kërcënuar, SIGAL UNIQA Group Austria, ashtu si për çdo rrezik tjetër që na cënon përditshmërinë tonë, vjen me një produkt Sigurimi unik, i cili ka në fokus një nga sektorët më të rrezikuar nga këto sulme kibernetike.
Ky sigurim mbulon Bankën për humbjet si rezultat i dëmit kibernetik.
Ndër rreziqet e siguruara përmendim:
- Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të shkeljes së mbrojtjes së të dhënave dhe shkeljes së konfidencialitetit;
- Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të dëmit kibernetik;
- Shërbimet e reagimit ndaj incidenteve kibernetike;
- Mbulimi i detyrimit për shkak të kushteve penale për pagesat elektronike;
- Mbulimi për humbjet e palës së parë si: Ndërprerja e aktivitetit tregtar, Plani i veprimit për të përmirësuar nivelin e sigurisë së informacionit;
- Mbulimi i shpenzimeve të procedimeve rregullatore si: Hetimet e brendshme; Procedimet rregullatore; Gjobat administrative si rezultat i shkeljes së mbrojtjes së të dhënave ose shkeljes së konfidencialitetit ose dëmit kibernetik;
- Mbulimi për menaxhimin e krizës si: Shpenzimet e njoftimit; Keshillimi Juridik; Konsultimet për krizën në marrëdhëniet me publikun; Shërbimet e konsulencës në rastin e shantazhit kibernetik;
SIGAL UNIQA ofron mbulim përgjegjësie kibernetike deri në 3 milionë EURO.
Llogarisni online riskun në KËTU
Ose për çdo paqartësi shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829