3.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKanceri i gjirit, mjekja: Nëse kapet pa shenja klinike, mund të kurohet

Kanceri i gjirit, mjekja: Nëse kapet pa shenja klinike, mund të kurohet

Në ditët e para të muajit rozë, specialistët e shëndetit publik bëjnë thirrje për ndërgjegjësimin e të gjitha grave dhe vajzave të kryejnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit.

E ftuar në RTSH, mjekja Genta Qirjako thotë se parandalimi në kohë i kësaj sëmundje lidhet me kujdesin dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojë çdo grua ndryshimeve që vënë re.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të parandalohet nëse kapet herët. Faktikisht kur shfaqen shenjat është pak vonë ndaj themi mundohu ta kapësh sa më herët pasi sëmundja zhvillohet gradualisht, por pa shenja klinike. Në momentin që shfaqen shenjat sikurse ndonjë gjëndër në gji do të thotë që je pak vonë. Rekomandohet që çdo grua ta njohë strukturën e gjirit të saj. Vërtet numrat janë në rritje, por kjo lidhet shume edhe më shkallën e diagnostifikimit. Nëse kapët herët pa shenja klinike është shumë i mundur për tu kuruar”.

Sikundër është bërë me dije edhe më herët risia e fushatës së tetorit rozë këtë vit ka të bëjë me ofrimin e lehtësirave deri në zonat më të thella rurale për kryerjen falas të mamografisë.

Fjongoja rozë në kuadër të aktiviteteve gjatë tetorit ndërgjegjësuar është një fushatë që nuk duhet të zgjasë vetëm një muaj. Secila grua e ka në dorë të jetë vetë vigjilente për t’ju drejtuar specialistëve për të kryer në kohë vizitat.

LEXO EDHEVIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat