13.5 C
Tirana
Saturday, September 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKanadaja, i pari vend në botë: “Duhani shkakton kancer” në çdo cigare

Kanadaja, i pari vend në botë: “Duhani shkakton kancer” në çdo cigare

Kanadaja do të jetë shteti i parë që do vendosë direkt në çdo cigare mesazhet paralajmëruese, në përpjekje për të mbajtur larg duhanpirjes të rinjtë dhe për të inkurajuar lënien e tij.

Paralajmërimet, që do të jenë në gjuhën angleze dhe frënge, do të përfshijnë fraza si “Cigaret shkaktojnë kancer” dhe “Helm në çdo thithje”.

Paketa e re e rregullave për duhanin, sipas asaj që shkruan BBC, hynë në fuqi këtë të martë. Ndërsa duke nisur nga viti i ardhshëm, kanadezët do të nisin të shohin frazat e reja paralajmëruese.

Deri në Korrik të 2024 prodhuesit duhet të sigurohen që paralajmërimet të jenë tek të gjitha llojet e cigareve dhe deri në fund të Prillit 2025, të gjitha letrat dhe filtrat për duhanin e dredhur duhet të kenë po ashtu këto paralajmërime.

Frazat do të shfaqen edhe në filtra, përfshirë paralajmërime për dëmtimin e shëndetit të fëmijëve, dëmtimit të organeve, shkaktim të impotencës dhe leucemisë.

Në Maj, Ministria kanadeze e Shëndetësisë tha se rregullorja e re do ta bëjë të pamundur që këto paralajmërime të shmangen në produktet e duhanit.

Deri në 2026-n pritet që të shtohen edhe 6 fraza të reja në cigare.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të Kanadasë për të ulur përdorimin e duhanit në më pak se 5 % deri në 2035-n dhe vjen pas një periudhe 75 ditore konsultimi publik që nisi vitin e shkuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat