23.5 C
Tirana
Wednesday, September 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKampionët me kampionët/ Vijon bashkëpunimi KB Prishtina-SIGAL UNIQA

Kampionët me kampionët/ Vijon bashkëpunimi KB Prishtina-SIGAL UNIQA

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe kompania e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Kryetari i klubit Blerand Stavileci tha gjatë konferencës për media se, bashkëpunimi me SIGAL UNIQA e ka ndihmuar Prishtinën që ta vazhdoj rrugën e sukseseve dhe fitimin e trofeve të shumtë.

Ai shtoi se për 21 vjet bashkëpunim këto dy brende kanë qenë shembull i bashkëpunimit edhe për klubet tjera në Kosovë, ndërsa shtoi se CEO i SIGAL UNIQA, Avni Ponari ka qenë gjithmonë afër klubit duke e mbështetur atë në situata të mira por edhe të vështira.

Nga ana tjetër, Avni Ponari theksoi se këto dy brende janë rritur duke shënuar suksese të përbashkëta dhe duke arritur trofe të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ai shtoi se ndihet krenar me bashkëpunimin e KB Prishtinën gjatë gjithë këtyre viteve dhe është i lumtur që do të vazhdojë ta mbështesë këtë klub.

SIGAL UNIQA, GJITHMONË PRANË SPORTIT

SIGAL UNIQA ka qenë gjithmonë një ogur i mirë për sportin dhe sportistët.

Luiza Gega e ka nisur aktivitetin e saj me logon e SIGAL UNIQA-s. Edhe Izmir Ismajlaj e ka nisur aktivitetin e tij po me logon e kompanisë më të madhe të sigurimeve.

Me sponsor gjeneral SIGAL UNIQA-n, Valbona ishte ekipi që udhëhoqi për 5 vite rresht basketbollin në Shqipëri. Ndërsa sot vijon të jetë sponsorë të kombëtareve të futbollit dhe të basketbollit në Shqipëri dhe Kosovë dhe mbështet një seri aktivitetesh sportive siç është edhe “LIGA UNIKE” në basketboll.

Në SIGAL UNIQA besojnë fort se Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, dhe forcimit të marrëdhënieve sociale.

Trofetë e fituar nga SIGAL PRISHTINA:

Superliga Kosovare të Basketbollit

1991, 2002, 2003, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2014, 2015, 2016, 2017, 2019

Kupa e Kosovës

2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2013, 2014, 2016, 2017, 2018, 2019, 2021

Liga Ballkanike

2014-2015; 2015-2016; 2023-2024

 

LEXO EDHE: Besueshmëri, përgjegjësi, shërbim ekselent ndaj klientit/ Raporti i BQK: SIGAL UNIQA mbetet lidere e sigurimeve në Kosovë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat