Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.
Më i fundit u regjistrua mesditën e sotme në bypassin e Vlorës.
Raportohet se, një kamion është përplasur me një fuoristradë duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.
LEXO EDHE: Rritje vit pas viti/ Shqipëria regjistron çdo ditë mesatarisht 11 aksidente rrugore