Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e një automjeti tip “Audi”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “R 8” u bë arrestimi i shtetasve Yucehan Er, 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe Elvis Kosova, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi J. H., 20 vjeç, banues në Prush.
Shtetasi Yucehan Er, ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin Elvis Kosovës, dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.
Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.