28.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJohn Neal-i, ish-CEO i Lloyd-it, kalon te AIG si President

John Neal-i, ish-CEO i Lloyd-it, kalon te AIG si President

Në drejtimin strategjik të gjigantëve të sigurimit dhe risigurimit karriera e Xhon Nilit i ka të gjitha që mund të dojë të ketë një drejtues teknik i gjigantëve të sigurimit: ish-CEO në Lloyd, ish-drejtues në AON, president i ardhshëm në AIG.

Përmbledhje lajmi:
John Neal, ish-CEO i Lloyd’s of London, është emëruar President i American International Group (AIG), me efekt nga 1 dhjetori.

Ai do të drejtojë biznesin e sigurimeve të përgjithshme në Amerikën e Veriut dhe ndërkombëtarisht, si dhe sigurimet personale në nivel global.

Neal-i do të raportojë direkt te CEO-ja i AIG, Peter Zaffino, dhe do të jetë pjesë e ekipit drejtues ekzekutiv të kompanisë.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak kohë pasi Neal ishte emëruar CEO i risigurimeve në Aon.

Në AON ai nuk arriti të fillojë detyrën.

Për këtë vendimmarrje të Neal-it, AON nuk ka shprehur pakënaqësi edhe pse përbën ndryshim të papritur.

CEO-ja i saj Greg Case-i i uroi sukses Neal-it dhe deklaroi se pret të bashkëpunojë me të në të ardhmen.

Vetë Neal-i u shpreh se ndihet i nderuar për këtë rol dhe pret të punojë ngushtë me ekipin e AIG.

AIG sqaroi se emërimi i Neal nuk do të ndikojë në rolet aktuale të Don Bailey dhe Jon Hancock, që mbeten drejtues të njësive përkatëse të sigurimeve komerciale në Amerikën e Veriut dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Aon njoftoi disa emërime të reja në divizionin e risigurimeve, të cilat sipas kompanisë nuk lidhen me largimin e Neal.

Në nivelet e ndryshimeve në radhët e drejtuesve të gjigantëve të sigurimit dhe risigurimit, kjo e Neal-it përbën vërtetë një lajm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat